Javën e ardhshme vendosen modalitetet për transformimin e FSK-së

Qeveria ka paralajmëruar se kryeministri Isa Mustafa e ka marrë seriozisht çështjen e avancimit të statusit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Për javën e ardhshme është në agjendë vendosja e modaliteteve për transformimin e kësaj force në ushtri.

E dhëna është konfirmuar të martën nga Zyra e Kryeministrit, e cila nëpërmjet një përgjigjeje të shkruar dhënë «Kohës Ditore» ka bërë të ditur se ditëve të fundit janë mbajtur disa takime konsultative me anëtarë të Qeverisë dhe me përfaqësues ndërkombëtarë për avancimin e këtij procesi, shkruan sot «Koha Ditore».

«Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po punon me përkushtim për transformimin e FSK-së. Po bisedohet edhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, për të marrë përkrahjen e tyre për shndërrimin e FSK-së në FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës v.j.), sepse ajo do të jetë forcë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës», thuhet në këtë përgjigje të Zyrës për komunikim publik, e cila funksionon në kuadër të ZKM-së.