Jahjagën e mrekullojnë punimet e Onufrit, i lidh me Kosovën në UNESCO




E mrekulluar nga galeria e punimeve të Onufrit në Berat. Vlerë e jashtëzakonshme, testament i një civilizimi të hershëm të këtyre trojeve.

 

Kështu ka komentuar e para e vendit, Atifete Jahjga, në ndalesn e saj në Berat, teksa po viziton Shqipërinë.

«Përgëzoj qytetarët e Beratit që kanë punuar shumë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky qytet muze, është në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO dhe anëtarësimi do të ndihmojë shumë që të ruajmë dhe mbrojmë trashëgiminë kulturore në Kosovë», ka thënë më tej Jahjaga.