Jahjaga vë lule te «Nëna Shqipëri» e te Adem Jashari




Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë vuri kurore lulesh pranë monumentit «Nënë Shqipëri» dhe më pas edhe një kurorë me lule pranë bustit të heroit të Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari që ndodhet në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, presidentja Jahjaga bëri vizitë edhe në Bunker Art, e shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Presidentja Jahjaga pas kësaj qëndroi në qytetin e Beratit, ku e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sina, vizitoi Muzeumin Ikonografik «Onufri».