Jahjaga: U mbushën 17 vjet nga një fillim i ri për Kosovën dhe popullin e saj

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar punën, sakrificën dhe angazhimin e të gjithë për lirinë e vendit.

Në profilin e saj, ajo ka shkruar se sot janë mbushur 17 vjet që nga një fillim i ri për Kosovën dhe popullin e saj.

«Sot u mbushën 17 vjet nga një fillim i ri për Kosovën dhe popullin e saj. Në këtë ditë kujtojmë punën, sakrificën, angazhimin dhe vizionin e të gjithëve për lirinë e vendit tonë. Urime Dita e Paqes!», ka shkruar Jahjaga.