Jahjaga takon drejtoreshën e UNESCO-s

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar sot në New York drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova.




Jahjaga ka njoftuar se me të ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

48 shtete kanë shprehur përkrahjen për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara. Vendimi përfundimtar dihet në nëntor të këtij viti.