Jahjaga siguron përkrahjen e Kanadasë në proceset e shtetndërtimit

Presidentja Atifete Jahjaga priti të martën në takim ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.




Presidentja vlerësoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kanadasë janë shumë të mira dhe shprehu vendosmërinë e institucioneve për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja.

Ajo e çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Maksymiuk për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezident i Kanadasë në Kosovë.

Ambasadori Maksymiuk theksoi se Kanadaja mbështet fuqishëm institucionet e Kosovës dhe angazhohet për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, sidomos në atë ekonomike.