Jahjaga: Gratë ndihmuan në rimëkëmbjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Simpoziumin e Lartë për Pjesëmarrjen Politike të Grave në Procese Paqësore, të mbajtur në Georgetown University në Washington, ka thënë se gratë ndihmuan në rimëkëmbjen e Kosovës.




«Përgjatë viteve 1990 gratë në Kosovë u mobilizuan për të kryer punë humanitare, u mobilizuan politikisht për të protestuar kundër represionit dhe për të dokumentuar abuzimet e të drejtave të njeriut që çuan në ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare që ndaloi luftën në vendin tonë dhe për të përkthyer në prova për gjykimet për krime lufte», ka thënë Jahjaga gjatë Simpoziumit.

«Ato morën rrezik të madh personal dhe u përballen me probleme të përditshme, por kjo nuk i dekurajoi ato», ka shtuar ajo.

Presidentja poashtu foli për kontributin e gruas kosovare nëndërtimin e paqes.

«Në paqe, roli i tyre është po aq thelbësor. Ne kemi rritur pjesëmarrjen e grave në nivel qendror dhe lokal. Sot gratë përbëjnë 30 përqind të parlamentit të Kosovës, duke kontribuar në një demokraci përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Gratë deputete kanë tejkaluar vijat partiake dhe ideologjitë për të formuar grupin e tyre dhe ato kanë një mundësi unike të bëhen forcë serioze ne demokracinë tonë parlamentare», ka thënë veç të tjerash presidentja Jahjaga.