Jahjaga e Veseli biseduan për situatën e krijuar në Kuvend

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zotëri Kadri Veselin, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.




Sipas njoftimit për medie, presidentja Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik, transmeton Koha.net.
Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare, të cilën synojmë ta ndërtojmë.