Jahjaga: Dhuna është e papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë

Dhuna është e papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë.




Kështu ka deklaruar presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e cila tha se ajo çfarë pamë para dy ditësh është e papranueshme dhe se të gjitha mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen brenda institucioneve të vendit.

«Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen mes mekanizmave dhe normave demokratike dhe ju e dini se u kam bërë thirrje të gjithë liderëve që debatin ta kthejmë në Kuvend, aty për ku janë zgjedhë nga qytetarët dhe t’i hapet rrugë dialogut në mënyrë që të gjendet një mirëkuptim në të mirë të vendit tonë», ka deklaruar Jahjaga pas një vizite që ka bërë në institutin e Onkologjisë në përkrahje të grave të sëmura me kancer, raporton TV Arta.