Ja si të siguroheni për të drejtën e votës tuaj në Maqedoni

Nga 26 korriku kur ka filluar afati ligjor, deri me 10 gusht janë paraqitur më pak se 10 për qind e zgjedhësve që rrezikojnë të fshihen nga lista e votuesve. Shumica janë shqiptarë, një pjesë e tyre ndodhen në diasporë. Ja hapat që duhet t’i ndiqni – fillimisht për të kontrollouar nëse jeni në listën e votuesve të dyshimtë, pastaj se si të regjistroheni në listën e votuesve. Kjo është e rëndësishme, si për numrin e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e vendit, ashtu edhe për rezultatin e shqiptarëve në komunat e përziera etnikisht si Struga, Kërçova etj.

Foto: alphaspirit / Shutterstock

19 gushti është afati i fundit deri kur mund të paraqiten 39’502 qytetarët të cilëve iu kontestohet e drejta e votës për shkak të mospërputhjes së të dhënave. Pas këtij afati, të gjithë ata që nuk janë paraqitur për të konfirmuar të drejtën e tyre të votës do të fshihen nga lista e zgjedhësve. Afati i dytë për paraqitje do të jetë gjatë kontrollit të rregullt publik të listës së votuesve para zgjedhjeve. Aktualisht, të gjitë qytetarët kanë mundësi të lehtë dhe elektronike që të kontrollojnë nëse janë në mesin e votuesve të kontestuar.

Në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor www.sec.mk zgjidhni gjuhën shqipe.

Hapi 1Më pas do t’ju hapet faqja ku ndodhen tre katrorë me ngjyrë të kuqe, klikojeni atë fundit, ku shkruan «Gjej veten në listë dhe paraqitu».

Hapi 2Pas këtij hapi e gjithë procedura është në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik. Pasi të klikoni butonin për të gjetur veten do ju hapet një faqe e tjetër me dy opsione.

Hapi 3I pari të cilin duhet ta klikoni për të kontrolluar fillimisht nëse jeni në listën e votuesve të dyshimtë shkruan në gjuhën maqedonase «Proverete dali ste vo listata» (Kontrolloni nëse jeni në listë). Për të arritur më shpejtë në këtë stad, ndiqni linkun në vijim: https://prijava.sec.mk/StatusGlasaci.aspx

Kur të keni klikuar këtu do ju hapet një listë me emra të votuesve.

Hapi 3ANë fushat e zbrasta lartë duhet të shkruani emrin e mbiemrin tuaj, si dhe adresën dhe vendbanimin për të kontrolluar më saktësisht nëse bëhet fjalë për ju ose ndonjë person tjetër me emër e mbiemër identik me tuajin. Të dhënat personale duhet të shkruhen në alfabetin cirilik. Gjatë plotësimit të të dhënave duhet të keni kujdes me shkronjat q, gj, zh, ç…, të cilat duhet të shkruhen saktë dhe në alfabetin cirilik, ato nuk mund të zëvendësohen me k, g, z, c… Në rast se ju ndodh ndonjë gabim në shkrim, nuk ju shfaqet rezultati i kërkuar. Nëse dalin më shumë emra e mbiemra të njëjtë, atëherë kontrollojeni adresën e banimit për të konfirmuar nëse bëhet fjalë për ju, apo për ndonjë person tjetër.

Nëse jeni në listën e dyshimtë, ndiqni këto hapa për regjistrim në listën zgjedhore

Nëse emi juaj rezulton në listën e votuesve të dyshimtë, atëherë duhet të paraqiteni për të konfirmuar të drejtën tuaj të votës. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka ofruar tre mënyra për t’u paraqitur votuesit e kontestuar, duke përfshirë këtu edhe mënyrën elektronike.

Mënyra e parë është përmes paraqitjes së drejtëpërdrejtë të qytetarëve në njësitë rajonale dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Mënyra e dytë është të paraqiteni personalisht në selinë e njësisë së vetëqeverisjes lokale (komunë), për të cilat sipas nevojës do të vendosë KSHZ se ku do të realizohet paraqitja. Në komunën tuaj duhet të pyesni nëse ka zyrë të KSHZ-së.

Mënyra e tretë e regjistrimit është ajo elektronike, e cila i shërben kryesisht diasporës, me qëllim që emigrantët të mos detyrohen të vijnë deri në Maqedoni. Këta duhet të dërgojnë një fletëparaqitje elektronike nëpërmjet aplikacionit të posaçëm elektronik që ndodhet në web-faqen e KSHZ. Në aneks (attachment) të fletëparaqitjes së dërguar elektronike, qytetari duhet të bashkangjesë edhe një foto/kanim të dokumentit personal (letënjoftim ose pasaportë të vlefshme), ku lexohen qartë adresa e banimit dhe vlefshmëria e dokumentit personal.

Për të plotësuar fletëparaqitjen elektronike ndiqni këto hapa:

1) Kthehuni në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: www.sec.mk

2) Kliko në katrorin me ngjyrë të kuqe me shënimin: «Gjej veten në listë dhe paraqitu»

3) Do t’ju hapet një faqe e re, e njëjta që është hapur gjatë kontrollit të listës, por kësaj radhe do të zgjidhni opsionin e dytë, ku në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik shkruan «Popolni prijava» (Mbushe fletëparaqitjen).

Për të arritur më shpejtë në këtë faqe mund të ndiqni këtë link:
https://prijava.sec.mk/ApplyForm.aspx

4) Në faqen e re do të hapet një fushë e zbrazur.

Hapi 4Aty duhet të shkruani numrin amë, që ndodhet në letërnjoftimin apo pasaportën tuaj maqedonase. Në fushën e dytë poshtë do të shkruani numrin që paraqitet në një katror në mes dhe në fund klikoni butonin që në gjuhën maqedonase «Prodolzi» (Vazhdo).

Më pas do t’ju hapet formulari elektronik ku do t’ju kërkohet të plotësoni të dhënat tuaja personale. Mbushini me saktësi të gjitha të dhënat e pyetjet që kërkohen në formular. Në fund, bashkë me formularin, nisni edhe fotografinë e skanuar ose fotografuar të dokumentit personal – letërnjoftimit ose pasaportës së Maqedonisë.

Në rast të paraqitjes së ndonjë paqartësie ose problemi teknik Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë do të ju dërgojë porosi elektronike për të korigjuar të njëjtat.

Janë paraqitur vetëm 10 për qind  e votuesve të dyshimtë

Të dhënat zyrtare të publikuara nga KSHZ janë shqetësuese dhe alarmojnë për rrezikun e fshirjes së një numri të madh të votuesve shqiptarë nga lista e votuesve. Nga 39’502 votues të kontestuar, mbi 60 për qind janë shqiptarë. Nga gjithë ky numër, sipas KSHZ-së, deri të mërkurën në mëngjes janë paraqitur vetëm 3’537 votues të dyshimtë, që i bie më pak se 10 për qind të totalit. Ndërkohë afati për paraqitjen e të gjithë qytetarëve përfundon më 19 gusht 2016. Nga këto 3’537 kërkesa, Komisioni ka pranuar 3’359; në fazë të shqyrtimit janë 122 aplikacione, ndërsa 56 janë në përpunim.