Italia në zi – një bilanc i tërmetit të fundit

Italia sot i përkujton viktimat e tërmetit të së mërkurës. Kurse në varrimin e viktimave me ceremoni shtetërore do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit.

Amatrice, Rieti, Italy: 24.8.2016. Foto: Antonio Nardelli / Shutterstock.com

Ascoli Piceno është në zi dhe lot. Për nderimin dhe përkujtimin e viktimave të tërmetit në Itali një numër i madh pjesëmarrësish janë mledhur në palestrën e qytetit. Ndër ta edhe kryetari Sergio Mattarella dhe kryeministri Matteo Renzi. Arkivolet e viktimave të stolisur me 35 lule përcillen për në banesën e fundit. Në të gjithë Italinë flamujt janë vendosur në gjysmështizë.

Në tërmetin që e goditi Italinë para ca ditësh, sipas të dhënave më të reja, jetën e kanë humbur 290 persona. Mbi 230 prej tyre në vendin e quajtur Amatrice në rajonin e Latiumit. Në rrethinë krej, sipas mbrojtjes civile, janë rreth 50 të vdekur, transmeton Neue Zürcher Zeitung agjencinë zvicerane të lajmeve, sda.

Parpara ceremonisë botërore, kryetari Mattarella e ka vizituar fshatin e prekur rëndë nga tërmeti, Amatrice. Një natë më parë, në gërmadhat e hotel «Roma»-s, janë gjetur kufoma të tjera. Ndërkaq të martën që vjen në këtë vend do të organizohet një zi tjetër mortore. Sepse disa të vdekur duhet që të identifikohen. Dhe, edhe në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Renzi.

Ndërkohë prokuroria e shtetit në provincën Rieti po heton nëse në rajonin e tërmetit ka pasur shkelje të rregullave të ndërtimit. Prokurori Giuseppe Saieva për gazetën «La Repubblica» ka deklaruar: «Ajo që ka ndodhur këtu, nuk mund të shihet vetëm si fatkeqsi. Në disa shtëpi të rrënuara është ndërtuar më shumë me rërë sa sa me cimento, është shprehur ai. Një debat ka shkaktuar sidomos shembja e shkollës së renovuar rishtazi në Amatrice. Nuk ka ende të akuzuar.

Tërmeti i së mërkurës ka pasur një intensitet të shkallës 6,2 dhe është shoqëruar nga 1000 dridhje përcjellëse. Pos 290 të vdekurve janë edhe 388 të lënduar. Më së shumti janë prekur vendet: Accumoli, Amatrice në rajonin e Latiumit dhe Pescara del Tronto. Epiqendra e tërmetit ishte në Norcia, 170 kilometra nga Roma; ndërsa vatra e tij ka qenë në dhjetë kilometra thellësi. 40 kufoma nuk janë identifikuar akoma. Dhjetëra persona kërkojnë të afërmit e tyre. 2’500 veta në komunat e përmendura, të prekura nga tërmeti kanë ngelur pa kulm mbi kokë. ks