«Ismail Qemalit i pengohej pjesëmarrja në Konferencën e Paqes…»

INTERVISTË ME STËRNIPIN E ISMAIL QEMALIT DHE STUDIUESIN DARLING VLORA

Darling Vlora është stërnipi i Ismail bej Vlorës. Ai ka disa libra të botuar për jetën dhe veprën e Ismail Qemalit.

Intervistoi Dashnim HEBIBI

Kishim dashur të dimë edhe një herë lidhjen tuaj me Ismail Qemal bej Vorën?

Kam nderin të jem një ndër pasardhësit e drejtpërdrejtë të Ismail Qemal bej Vlorës, njeriut që e drejtoi lëvizjen kombëtare shqiptare për pavarësi dhe që pati nderin kombëtar të shpaloste i pari, pas 500 vjetësh sundimi osman, flamurin legjendar të Skënderbeut. Gjyshi im, Qamil bej Vlora, ishte njëri nga djemtë e Ismail Qemalit. Ai la dy djem, Ismailin dhe Xhevdetin, dhe unë jam një ndër fëmijët e Ismailit.

Jeni edhe studiues i jetës dhe veprës së Ismail Qemalit. A do të ishte më mirë sikur pavarësia e Shqipërisë të ishte shpallur në Shkup, apo në Prizren?

Pavarësisht faktit që Ismail Qemali është paraardhësi im, vepra e tij më ka tërhequr gjithmonë dhe mendoj se tashmë e njoh mjaft mirë. Lidhja familjare të ndihmon shumë në këtë drejtim. Unë kam mendimin se kudo që mund të ishte shpallur pavarësia nuk do ndikonte aspak vendimet e mbrapshta që u morën në Londër, më 1913. Vlora nuk mbeti brenda kufijve të Shqipërisë, sepse aty u shpall pavarësia dhe as qytete të tjera nuk përfituan nga ky fakt. I njëjti fat i keq që i ndodhi gati gjysmës së trojeve shqiptare mund t’i kishte ndodhur edhe Shkodrës, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës etj. Në anën tjetër, lind edhe pyetja nëse Kuvendi Kombëtar, në ato kushte që u mblodh, kur Shqipëria po pushtohej nga ushtritë ballkanase, mund të ishte mbledhur në Shkup, apo në Prizren? Mendoj se jo.

A kishte bashkëpunuar Ismail Qemali me Mit’hat Pashën në hartimin e Kushtetutës së parë osmane, të shpallur më 1876?

Bashkëpunimi i Ismail Qemalit me reformatorin e madh Mit’hat Pasha, babanë e Kushtetutës së parë osmane, nis që në vitin 1866. Fillimisht, Ismail Qemali ishte një nëpunës në stafin e Mit’hat Pashës, gjatë kohës kur ky i fundit ishte Guvernator i Përgjithshëm i Vilajetit të Danubit, më pas ai u bë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, bashkëpunim i cili vazhdoi deri në fund të jetës së reformatorit të madh, pra edhe gjatë hartimit të Kushtetutës.

Një nga idetë e Mit’hat Pashës, me sugjerimin e Ismail Qemalit, ishte krijimi i një Vilajeti shqiptar. Pse nuk u krijua?

Mit’hat Pasha, edhe me sugjerimin e Ismail Qemali, e kishte projektuar krijimin e një Vilajeti shqiptar. Krijimi i një Vilajeti shqiptar, me kufij të përcaktuar, do të kishte qenë pengesë për çdo lakmi që fqinjët e shfaqën si më 1878, ashtu edhe më 1912. Kushtetuta nuk u zbatua dhe projekti nuk u realizua, pasi Abdyl Hamidi nuk i mbajti premtimet. Ai e anuloi zbatimin e Kushtetutës, e mbylli Parlamentin, e arrestoi Mit’hat Pashën dhe më pas e ekzekutoi atë dhe, më 1877, e arrestoi edhe vetë Ismail Qemalin, duke e internuar për shtatë vjet. Edhe pasi u lirua nga internimi, Ismail Qemali i kërkoi Sulltanit, nëpërmjet një memorandumi të prezantuar më 1897 e të publikuar në shtypin prestigjioz evropian, që ta vinte në zbatim Kushtetutën dhe t’u jepte autonomi krahinave të ndryshme që e përbënin Perandorinë. Përplasja e vazhdueshme me Abdyl Hamidin e detyroi Ismail Qemalin që më 1900 të arratisej nga Turqia. Më 1908, Abdyl Hamidi, me fitoren e Revolucionit të Xhonturqve, e lejoi hapjen e Parlamentit dhe vënien në zbatim të Kushtetutës. Po atë vit, duke përfituar nga amnistia e përgjithshme, Ismail Qemali shkoi në Vlorë dhe populli e zgjodhi përfaqësues të Beratit (ku përfshihej edhe Vlora) në Parlamentin e ri.

Cilat ishin lidhjet e Ismail Qemalit me Italinë?

Lidhjet më të forta Ismail Qemali i kishte me burrat e shtetit anglez. Por, duke i dhënë rëndësi gjeopolitikës, për sa i përkiste të ardhmes së Shqipërisë, ai kërkonte të mbështetej në bashkëpunimin Itali-Shqipëri.

Ismail Qemali shpesh udhëtonte dhe qëndronte në Itali dhe kishte krijuar edhe miqësi të forta me personalitete të larta të politikës italiane të kohës. Sigurisht në bashkëpunimet ndërmjet shteteve primare është interesi reciprok dhe politika italiane e mbështeti Ismail Qemalin edhe në varësi të këtij interesi. Megjithatë, me ndonjë kritikë të vogël aty-këtu, diplomacia italiane e ka vlerësuar kontributin e madh të Ismail Qemalit dhe i ka ofruar mbështetje në realizimin e aspiratave kombëtare. Shtypi italian ka materiale mjaft interesante për veprimtarinë dhe vijën politike të Ismail Qemalit, materiale që duhen studiuar e bërë të njohura edhe për publikun e gjerë.

Italia është vendi ku Ismail Qemali vdiq, siç thuhet, «në rrethana jo të qarta». Pse gjendej në atë periudhë në Itali? A mund të ketë pasur një komplot kundër tij?

Më 1918, Ismail Qemali ndodhej në Spanjë dhe përgatitej të shkonte në Paris, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Ndërkohë Qeveria italiane i bëri ftesë për të shkuar në Romë, ku do takohej me personalitete të larta italiane për t’i bashkërenduar veprimet e tyre në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë. Ismail Qemali nxitoi të shkonte në Romë, por, ndërsa udhëtonte drejt kryeqytetit italian, u ndalua në Peruxhia, ku çuditërisht Qeveria italiane i kishte caktuar vendqëndrimin. Në Peruxhia, pas gati një muaj qëndrimi, më 24 janar 1919, Ismail Qemali i mbylli sytë. Janë shumë arsye që të çojnë të mendosh se vdekja e tij nuk ishte natyrale, sepse ai e përfaqësonte një çështje, e cila kishte shumë armiq, por, njëkohësisht, janë po aq të shumta edhe arsyet e një vdekjeje natyrale, por gjithsesi e shkaktuar nga një tronditje e fortë. Atij po i pengohej pjesëmarrja në Konferencën e Paqes. Këtë konferencë ai po e priste me padurim, i përgatitur të mbronte të drejtat e kombit të tij, duke pasur edhe mbështetjen e fortë të shqiptarëve të Amerikës, vendit ku ai kishte mbështetur, me një largpamësi të rrallë, shpresat e atdheut të tij.

Anija me të cilën Ismail Qemali udhëtoi për Durrës është në një monedhë austriake. A mund të na thoni diç për këtë?

Krejt rastësisht, në një monedhë austriake, hedhur në qarkullim për koleksionistët në vitin 2006 (monedhë argjendi me diametër 34,00 mm dhe peshë 20 g), paraqitet, në njërën anë, porti i Triestes (dikur pjesë e Perandorisë austro-hungareze) dhe, në anën tjetër, dy anije, njëra prej të cilave është anija «Brünn», që Qeveria austro-hungareze vuri në dispozicion të Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë për të shkuar në Durrës, e për ta shpallur pavarësinë. Krejt rastësisht, imazhi i kësaj anije, me aq rëndësi për historinë e Shqipërisë, është përjetësuar në një koleksion monedhash evropiane.

Keni ndonjë dokument, në të cilin Ismail Qemali i ka përmendur nominalisht trojet shqiptare të ngelura jashtë kufinjëve të Shqipërisë?

Përpara periudhës së pavarësisë, Ismail Qemali, nëpërmjet memorandumeve të ndryshme, kërkonte që të formohej një Shqipëri autonome, ku të përfshiheshin katër vilajetet shqiptare, siç kishin qenë edhe kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në ata kufij sigurisht që përfshiheshin edhe Presheva, Medvegja, Bujanoci e trojet shqiptare të Maqedonisë së sotme. Qeveria e Vlorës në Memorandumin drejtuar Konferencës së Londrës më 1913 i përsëriti të njëjtat kërkesa. Aty, ku Ismail Qemali ishte kryeministër dhe ministër i Jashtëm, është kërkuar tekstualisht: «Kufijtë që kërkojmë ne janë këta: duke ndjekur një vijë demarkacioni, nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë malazeze, të përfshijnë veçanërisht, me gjithë hinterlandet përkatëse, qytetet e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, të Shkupit e të Manastirit deri në Meçovë, duke u shtuar këtyre kufijve, kufijtë e sotëm deri në Prevezë». Kemi dokument, i fundit i shkruar prej tij. Në një promemorie drejtuar kryeministrit të Italisë, Orlando, Ismail Qemali thekson: «Duke qenë emëruar, në bazë të një akti formal të shqiptarëve të Amerikës, në cilësinë e delegatit për t’i mbrojtur në Konferencën e Paqes të drejtat e Shqipërisë dhe për t’i kërkuar rikthimet e territoreve të shkëputura më parë… Misioni im, si përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës, dhe patriotizmi im i zjarrtë më diktojnë dëshirën legjitime dhe detyrën e shenjtë për të qenë pranë jush dhe për t’i ndjekur nga afër vendimet rreth fatit të vendit tim dhe të Orientit, aq më tepër që, për këtë qëllim, kam përgatitur një studim, i cili ka lidhje me origjinën e racës sonë, zonën etnografike dhe të drejtat historiko-gjeografike të Shqipërisë, të cilat do të dëshiroja t’ia paraqisja Konferencës dhe opinionit publik». Fatkeqësisht, ne kemi vetëm promemorien dhe do ishte me mjaft interes të gjendej studimi i tij dhe hartat që kishte ndërtuar, detyrë që u takon historianëve tanë. Paralelisht me promemorien drejtuar kryeministrit italian, Ismail Qemali u bënte thirrje shqiptarëve të Amerikës: «Lypset me çdo frymë të fitojmë Kosovën, Manastirin edhe Janinën, me gjithë Çamërinë…»

A është ndriçuar sa duhet vepra e Ismail Qemalit?

Vepra e Ismail Qemalit nuk e ka parë akoma dritën në tërësinë e saj. Sigurisht kontributi i tij në shpalljen e pavarësisë është i njohur nga mbarëshqiptarët, por vepra e tij nuk nis e nuk ndalet aty. Njëkohësisht, historianët duhet të hedhin dritë edhe mbi kontributin e tërë familjes Vlora, produkt i së cilës ishte edhe vetë Ismail Qemali. Njohja e veprës së tij, si edhe e mjaft patriotëve të tjerë, është veç ndihmesë për brezat e rinj. Me këtë rast më pëlqen të përmend edhe një vlerësim që Rumania, anëtare në BE, i bëri veprës dhe figurës së Ismail Qemalit. Këto ditë, në Bukuresht u vendos një bust i tij.

Keni në dorë ndonjë projekt lidhur me figurën e Ismail Qemalit?

Kam shkruar për Ismail Qemalin dhe periudhën kur ai veproi. Kam pasur kënaqësinë të zbuloj edhe dokumente edhe foto të panjohura nga publiku i gjerë e historianët tanë, siç është p.sh. një promemorie që Ismail Qemali ia drejtonte Ricciotti Garibaldit (djalë i Giuseppe Garibaldi-t), më 1903; artikuj e intervista të ndryshme në shtypin perëndimor të kohës; një foto të rrallë të Ismail Qemalit, që i përket vitit 1871, kur ishte president i Komisionit Evropian të Danubit etj.; një portret të bukur të Isa Boletinit, nga Cesare Musacchio, publikuar bashkë me një intervistë të heroit në «Il Giornale d’Italia» (përfshirë në punimin e prof. dr. Ferid Hudhrit «Shqiptarët në Artin Botëror», Tiranë 2012) etj. Tani jam duke e përgatitur një histori më të gjerë të Familjes Vlora, ku do përfshihen të gjithë pinjollët e familjes që kanë dhënë kontribut për atdheun.INTERVISTË ME STËRNIPIN E ISMAIL QEMALIT DHE STUDIUESIN DARLING VLORA

Kam shkruar për Ismail Qemalin dhe periudhën kur ai veproi. Kam pasur kënaqësinë të zbuloj edhe dokumente edhe foto të panjohura nga publiku i gjerë e historianët tanë, siç është p.sh. një promemorie që Ismail Qemali ia drejtonte Ricciotti Garibaldit (djalë i Giuseppe Garibaldi-t), më 1903; artikuj e intervista të ndryshme në shtypin perëndimor të kohës; një foto të rrallë të Ismail Qemalit, që i përket vitit 1871, kur ishte president i Komisionit Evropian të Danubit etj.; një portret të bukur të Isa Boletinit, nga Cesare Musacchio, publikuar bashkë me një intervistë të heroit në «Il Giornale d’Italia» (përfshirë në punimin e prof. dr. Ferid Hudhrit «Shqiptarët në Artin Botëror», Tiranë 2012) etj. Tani jam duke e përgatitur një histori më të gjerë të Familjes Vlora, ku do përfshihen të gjithë pinjollët e familjes që kanë dhënë kontribut për atdheun.