ISIS mban peng një norvegjez e një kinez




Organizata terroriste, Shteti Islamik, pohon se ka marrë peng një norvegjez dhe një kinez, derisa po kërkon dorëzani për lirimin e tyre.

 

Grupi ekstremist ka publikuar fotografitë e dy burrave që po i mban peng në veshur me rroba të verdha burgu.

Norvegjezi është identifikuar si Ole Johan Ofstad, 48-vjeçar, nga Oslo dhe kinezi si Fan Jingui, 50-vjeçar, nga Pekini, përcjell Koha.net. Megjithatë ISIS nuk thotë se ku dhe kur i ka zënë këta dy persona.

E, në anën tjetër, kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, në një konferencë për media ka konfirmuar që një qytetar norvegjez po mbahet nga ISIS-i.

«Qeveria po e trajton këtë rast shumë seriozisht. Por nuk duam të dorëzohemi para presionit të terroristëve e kriminelëve. Norvegjia nuk do të paguajë dorëzani. Ky është parimi që të mos dorëzohemi para terroristëve cinikë», komentoi kryeministrja.