ISIS-i i pret dorën 14-vjeçarit që refuzoi t’u bashkohej

Një sirian 14-vjeçar ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur një militant i ISIS-it me nofkën «Buldozeri» ia preu dorën me thikë të kuzhinës pasi djaloshi refuzoi t’i bashkohej grupit terrorist.




Adoleshenti, i njohur vetëm me emrin Omar, po luftonte përkrah forcave të opozitës së presidentit sirian Bashar al-Assad kur ishte zënë rob nga Shteti Islamik.

Ai ka treguar se si grupi terrorist e ka torturuar çdo ditë vetëm për ta bindur që t’i bashkohet ISIS-it, por kur refuzoi, ai u përball me dënimin tmerrues.

Në një intervistë për Channel 4, siç transmeton Koha.net, Omari ka treguar se si militantët u mblodhën në mes të rrugës, ia lidhën dorën e djathtë dhe këmbën e majtë.

«Ata e vendosën dorën time në një cung dhe me një thikë ma këputën. Pastaj ma prenë edhe këmbën dhe i vendosën para meje që t’i shoh», ka rrëfyer Omari.