Ishte pranverë

Foto: Shutterstock



Ishte pranverë kur pushtuesi
i dogji tapitë e pronës ku gjuanim zogj,
insekte laroshe, flutura që akoma
janë në librat e vjetër shkollorë të biologjisë.
Shumë gjëra prej asaj kohe ndryshuan
botën, shumë gjëra bota ndryshoi brenda nesh.

Nga maqedonishtja: Milena SELIMI