Ukë Smajli – studenti kosovar që bokson për Zvicrën

Ish refugjati nga Kosova, student i ekonomisë në Universitetin e Cyrihut, përfaqëson Zvicrën në boks. Ai së fundmi ka tërhequr vëmendjen e gazetës «Tagblatt der Stadt Zürich». Një portret.

Ukë Smajli nuk ka asnjë dilemë: «Jam shumë ambicioz», i thotë ai gazetës zvicerane. Bashkë me pasionin, zelli i ka siguruar atij një shkollim deri në studimet e ekonomisë politike në Universitetin e Cyrihut dhe titullin e shumëfishtë të kampionit të Zvicrës në kategorinë gjysmë të rëndë në boks. Ukë Smajli është i vetmi zviceran i kualifikuar për në lojërat europiane të boksit në Baku, kryeqytetin e Azarbejxhanit.

Spektakli i Kliçkos si nxitje

22-vjeçari ka lindur në Gjakovë, si fëmija më i madh i Mehmet dhe Cyme Smajlit. Pas pesë vitesh, vendi i tij përfshihet nga lufta dhe prindërit vendosin të emigrojnë në Zvicër. Bashkë me vëllanë Afrimin dhe motrën, Artën ata janë rritur në Qarkun 4 të Cyrihut. Në fillim Uka kishte probleme me dialektin zviceran. Ndërkohë ai e flet atë më mirë se shqipen, vëren gazeta. Me sport është marrë që si fëmijë, dhe në fillim e magjpste futbolli. Sebep për boksin u bë një spektakël i vitit 2009 në një trasmetim televizor, ku luftonte njëri nga vëllezërit Kliçko. Bashkë me një shok të vetin, Uka ishte fascinuar nga ndeshja. Në fakt, fillimisht më shumë nga inskenimi i lojës – hyrja e altletëve në sallë me muzikë dhe adhurimi i tifozëve. «Edhe ne deshëm të përjetonim këtë ndjenjë», rrëfen Uka. Dhe është nëna e shokut të tij, e cila i regjistron ata të dy në Boxclub Zürich. Në fillim boksi nuk iu doli si e kishin menduar. «E ushtronim vetëm kondicionin, kurse ne donim të luftonim», tregon ai. Kështu ata kalojnë te një klub tjetër, Boxclub Sporting Zürich, ku që nga dita e parë fillojnë me teknikë boksi.

Forca qëndron në qetësi

Njëkohë, Ukës boksi i bën kënaqësi dhe mjaftohet me një ditë stërvitje në javë. Ai është mjaft i angazhuar me mësimet e gjimnazit në Oerlikon. Një ditë, trajneri i thotë se ka talent dhe se do kishte qenë interesante ta provonte një luftë boksi. Uka i intensifikon ushtrimet dhe me 14. Shkurt 2010 ai fiton shansin ta dëshmojë veten në një duel në kazermën e Bazelit. Dhe ngadhnjen në raundin e dytë. «Zakonisht jam nevrik, por e ruajta qetësinë, sa u habita me veten time. Kjo më ndihmoi ta nënshtroj edhe një tip fizikisht më të fortë se unë», rrëfen ai përshtypjet nga luftimi i parë. Dhe kjo fitore ia ndërron atij jetën. Ende pa e marrë diplomën e gjimnazit, i jepet boksit dhe i shtrinë kundërshtarët e tij njëri pas tjetrit për tokë. Në vitet 2010 dhe 2011, Uka e fiton titullin kombëtar të juniorëve për kategrinë e peshës së tij, kurse në vitet 2012, 2013 dhe 2014 – edhe atë të elitës.

Për shkak të statutit të refugjatit Ukë Smajli mund të luftojë vetëm në Zvicër, pasi e fiton shtetësinë zvicerane në 2013-tën, ai merr pjesë në meçe ndërkombëtare. Dhe paraqitjen e parë Uka e bën në Paris, ku arrinë deri në finale, por aty dështon ndaj kundërshtarit të tij francez. Dhe shqiptari nuk e merr kaq thjesht: «Disfata nuk më ka lënë për gjatë kohë rehat, sepse vlerësimi i gjyqtarëve ishte i dyshimtë», i thotë ai medies. Por bilaci i luftërave të tij, s’ka agjë të për të fshehur: 73 fitore, dy barazime dhe 9 disfata.

Boksi dhe ekonomia

Dikujt mund t’i duket e çuditshme t’i çosh paralelisht boksin dhe ekonominë politike. Por, për Ukë Smajlin këtu nuk ka asnjë kundërthënie. Ai thotë se, nga njëra anë, i duhen të dyja – intelektualja dhe e vrazhda. Në anën tjetër, në boks përgjithësisht nënvleftësohen kërkesat mentale. Boksi nuk është rrahje në rrugë, ai u nënshtrohet rregullave dhe kërkon një koncentrim të skajshëm. Megjithëse, sipas Ukës, pa forcë dhe pa kondicion nuk mbërrinë larg në boks.

Për luftën në Baku ai ushtron 12 herë në javë. Dhe përgatitja intensive ka pasoja për studimet. «Do të më duhet të studioj një vit më gjatë», pranon Uka. Kohën e lirë e kalon me të dashurën e tij, me vëllanë dhe motrën, i viziton prindërit – ia ka ënda gjellët e saja – shëtit.

Ai është i lumtur dhe krenar që do ta përfaqësojë Zvicrën në Baku. Uka që tani i ka në shënjestër Kampionatin Botëror dhe Lojërat Olimpike, ku dëshiron të marrë pjesë patjetër, raporton gazeta. «Pastaj shohim e bëjmë», thotë ai.

Lojrat europiane në Baku zgjasin nga 12 deri me 28 qershor 2015. Janë 6’000 atletë që konkurojnë në 20 lloje të sportit. Ukë Smajli paraqitjen e tij të parë e ka me 16 qershor. ksIsh refugjati nga Kosova, student i ekonomisë në Universitetin e Cyrihut, përfaqëson Zvicrën në boks. Ai së fundmi ka tërhequr vëmendjen e gazetës «Tagblatt der Stadt Zürich». Një portret.

Lojrat europiane në Baku zgjasin nga 12 deri me 28 qershor 2015. Janë 6’000 atletë që konkurojnë në 20 lloje të sportit. Ukë Smajli paraqitjen e tij të parë e ka me 16 qershor. ks