Ish-presidentja e Finlandës sot në Kosovë

Ish-presidentja e Finlandës, Tarja Halonen sot do të jetë një nga folësit kyç në dy konferenca të nivelit të lartë që do të organizohen nga dy projektet e BE-së në Prishtinë.

Këto projekte janë të udhëhequra nga ekspertë finlandezë, të cilët punojnë për zhvillimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore dhe për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë, transmeton Koha.net.

Gjatë vizitës së saj të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, presidentja Tarja Halonen do të takohet edhe me partnerë të rëndësishëm të Finlandës dhe udhëheqësit politikë të Kosovës, duke përfshirë edhe presidenten Atifete Jahjaga.

Finlanda ka qenë një aktor aktiv ndërkombëtar në rindërtimin e Kosovës dhe ka pasur një bashkëpunim të gjatë në fushat e arsimit gjithëpërfshirës dhe mjekësisë ligjore.

Në lidhje me zbatimin e Projektit të Binjakëzimit të BE-së për Mbështetjen e Plani Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016, të udhëhequr nga institucioni arsimor finlandez Omnia, projekti ka për qëllim të krijojë një sistem të barabartë dhe me cilësi të larta arsimore në Kosovë.

“Programet arsimore të klasës dhe të mësuesve të lëndës janë duke u reformuar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Qindra drejtorë të shkollave, mësues dhe përfaqësues të qeverisë shtetërore dhe lokale janë pajisur me edukim të vazhdueshëm, duke u mundësuar atyre për të futur një shumëllojshmëri të metodave të reja të mësimdhënies dhe për të forcuar aftësitë e tyre drejtuese. Përveç kësaj, sistemi arsimor me cilësi të garantuar është duke u reformuar dhe mjediset e reja mësimore janë zhvilluar për të lehtësuar dhe për të nxitur procesin e të mësuarit. Për më tepër, pajisje dhe mjete mësimore moderne janë siguruar për 134 shkolla pilot me mbështetjen e projektit të BE-së. Konferenca mbi ‘Arsimin Cilësor dhe Gjithëpërfshirës Për të Gjithë’, do të sjellë së bashku vendimmarrësit dhe palët e interesuara në sektorin e arsimit në Kosovë për të diskutuar për përparimin në fushën e arsimit gjithëpërfshirës», thuhet në një njoftim të Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi, instituti finlandez Kombëtar për Shëndetësi dhe Mirëqenie dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore, Universiteti i Helsinkit janë duke udhëhequr një projekt të BE-së, i cili synon të zhvillojë Departamentin e Mjekësisë Ligjore të administruar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës në një njësi të gradës së lartë që do të vepronte në përputhje me standardet evropiane dhe të ofrojë shërbime cilësore të mjekësisë ligjore.

“Konferenca ‘Personat e zhdukur – Rruga përpara’, do të mbledh qeverinë, gjyqësorin, mediet dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm rreth asaj se si Mjekësia Ligjore kontribuon në realizimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen ligjore të të gjithë qytetarëve», thuhet në njoftim.