Ish politikani i radikalëve gjermanë nga Werner bëhet Ibrahim

Ndërkohë që mediat flasin për një trend të konvertimit në krishterim, kryesisht shkaku i mizorive të të ashtuquajturit «Shtet Islamik», Werner Klawun i dedikohet islamit.

Werner Klawun deri në vitin 2009 ka qenë këshilltar i Partisë Nacionaldemokratike të Gjermanisë (NPD) në Këshillin e Qytetit të Dresdenit. Bashkimi me këtë parti ka qenë një veprim nga inati, i ka thënë ai gazetës gjermane Bild. Ata kishin qenë të vetmin që e kishin pranuar. Në fund, Klawun u bë edhe kryetari grupit parlamentar të kësaj partie ekstreme dhe ka raportuar si informant për shërbimin informativ.

Pra shtatë vitesh erdhi te shndërrimi, me dështimin si kandidat i NPD-së në zgjedhjet komunale. Nga ekstremizmi dhe ksenofobia erdhi te shkëputja nga partia. «E kam lexuar librin e Gëtes ‹Divani perëndim-lindje› dhe e kam studiuar Kuranin, pastaj u konvertova.» Werner Klawun tani quhet Ibrahim. Ai më parë ka punuar si mësues i gjermanishtes dhe i rusishtes.

Me valët e refugjatëve nga Lindja, pensionisti 75-vjeçar ka marrë katër azilkërkues në shtëpinë e tij, të gjithë burra nga 18 deri 30. Ai iu ndihmon atyre të gjinden në Gjermani. Kurse, kur atij nuk i mbërrin pensioni prej 900 eurove, ata i japin atij nga ushqimi i tyre. «Ata tani janë familja ime», i thotë Werner, përkatësisht Ibrahimi gazetës.

Para dy vitesh atë e ka braktisur gruaja me pesë fëmijët e tyre. Nga kjo kohë ai i është dedikuar akoma më shumë besimit të tij të ri. Ndërkohë që mediat kohëve të fundit flasin për një trend të braktisjes së islamit, kryesisht për shkak të mizorive të të ashtuquajturit «Shtet Islamik». ks