Ish-luftëtarët kryesojnë betejën zgjedhore të Kosovës

Koalicioni i gjerë mes ish-luftëtarëve të UÇK-së fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, ndërsa Vetëvendosja doli e dyta dhe koalicioni i LDK-së i treti.

Ramush Haradinaj, left, candidate for prime minister joined by Kadri Veseli coalition partner claiming victory in general elections wave to the crowd gathered to celebrate in Kosovo capital Pristina on Monday, June 12, 2017. The coalition of former ethnic Albanian rebel commanders has won the most votes in Kosovo's general election, which also saw a surge in popularity for a nationalist party, according to preliminary results. (AP Photo/Visar Kryeziu)



Një koalicion i madh prej 14 partish, kryesuar nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe Nisma për Kosovën, doli i pari në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, mbajtur të dielën.

Koalicioni, i udhëhequr nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, gjithashtu kandidati për kryeministër i koalicionit, fitoi 34.6 për qind të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me rezultatet paraprake të 91 për qind të votave të numëruara.

Liderët e koalicionit dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë për të festuar rezultatet e tyre në zgjedhje.

«Dua të falënderoj AAK-në dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, mikun tim Ramush Haradinaj», tha Kadri Veseli, kreu i PDK-së. «Fitorja e Fillimit të Ri është një fitore e madhe për popullin e Kosovës, si dhe një fitore për të gjithë republikën tonë të shenjtë të Kosovës».

Lëvizja opozitare Vetëvendosje, e cila mori pjesë e vetme në zgjedhje, doli e dyta me 26.7 për qind të votave, ndërsa koalicioni midis Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Aleancës Kosova e Re, AKR dhe Alternativa dolën të tretat me 25.8 për cent.

Vendi i dytë për Vetëvendosjen është rezultati më befasues, pasi tregon se popullariteti për lëvizjen është më shumë se dyfishuar që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, kur mori vetëm 14 për qind të votave.

Vetëvendosja gjithashtu festoi në qendër të Prishtinës në anën tjetër të sheshit, duke vlerësuar fitoren e madhe të partisë. Në sheshin Zahir Pajaziti, kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti e prezantoi Albin Kurtin nga Vetëvendosje si «kryeministrin» e ardhshëm.

«Sot, trimëria ka fituar ndaj frikës dhe shpresa ndaj dëshpërimit. Si shpresa dhe trimëria kanë fituar me gjithë zemër», tha Kurti.

Lista Srpska, më e fuqishmja nga gjashtë grupimet serbe që garuan në zgjedhje, fitoi 5.9 për qind të votave dhe me shumë gjasa do të mbajë të dhjeta vendet e rezervuara për serbët në parlamentin e Kosovës.

Rezultatet paraprake të publikuara nga KQZ përbëjnë 91 për qind të votave, por përjashtojnë votimin në mungesë të vendasve dhe atyre jashtë vendit, si dhe të votuesve me nevoja të veçanta.

Edhe pse votimi duhej të mbyllej në orën 19:00, disa qendra votimi qëndruan të hapura pas kohës së caktuar për të lejuar njerëzit që ishin ende duke pritur në radhët e gjata për të votuar. Pjesëmarrja e përgjithshme e votuesve ishte 41.4 për qind.

Sipas KQZ-së, gjatë procesit të votimit nuk u raportuan incidente të rëndësishme.

Megjithatë, BIRN zbuloi në mëngjesin e zgjedhjeve se koalicioni midis PDK, AAK dhe Nismës po planifikonte të infiltrohej në qendrat e votimit me vëzhgues të lidhur politikisht, të regjistruar si anëtarë të grupit të shoqërisë civile të quajtur Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike.

Nga 8,800 vëzhgues të akredituar nga OJQ-të vendase, 4,548 vëzhgues ishin nga kjo OJQ.

Blerand Stavileci, kreu i marrëdhënieve me median nga PDK, nuk i hodhi poshtë pretendimet, por tha «nuk konsiderojmë se ka ndonjë problem».

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi më vonë se «anëtarët e partive lejohen të jenë pjesë të OJQ-ve».

(https://www.reporter.al/ish-luftetaret-kryesojne-betejen-zgjedhore-te-kosoves/)