Ish-kryetarja e Zvicrës vlerëson shqiptarët




[Best_Wordpress_Gallery id=“110″ gal_title=“Besa_Gjenevë“]

Në manifestimin qendror të ekspozitës «Besa» në Gjenevë, morën pjesë personalitete të larta federale, kantonale e komunale dhe përfaqësuesit diplomatik nga Shqipëria e Kosova, bashkë me një delegacion nga Ferizaj.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Në serinë e prezantimeve të ekspozitës «Besa», kushtuar mbrojtjes se hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte edhe ajo me 7 mars në Gjenevë. Në nderim të viktimave dhe shpëtimtarëve të të mbijetuarve, të pranishëm ishin qindra vetë, në mesin e tyre edhe personaliete të larta federale, kantonale dhe komunale.

Pjesëmarrëse në ekspozitë ishte edhe edhe presidentja e parë grua e Zvicrës – Ruth Dreifuss, Kryetari i Gjenevës – Sami Kanaan, kryetari i Komunës së Vernier – Thierry Apothéloz, deputetët federalë Manuel Tornare e Ueli Leuenberger, presidentja e Komisionit Federal Kundër Racizmit – Matine Brunschwig Graf, zv. presidenti i Komisionit Federal të Migracionit – Prof. Etienne Piguet, zv. presidentja e parlamentit të Gjenevës – Martine Sumi etj. Nga pala shqiptare të pranishëm ishin ambasadori i Shqipërisë – Ilir Gjoni dhe ai i Kosovës, Naim Malaj, ish-ambasadori i Shqipërisë – Mehmet Elezi, një delegacion nga Komuna e Ferizait, drejtuar nga kryetari Muharrem Sfarqa.

Merrnin pjesë edhe shoqata e miq që merren me çështjet hebraike, si presidenti i Miqve të Yad Vashem në Zvicër – Joel Herzog, Rabini i madh i komunitetit hebraik, Imami i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve Myslimanë të Gjenevës, përfaqësues nga shoqata të biznesit dhe institucioneve të kantonit.

Toleranca – themel i bashkekzistencës

Të pranishmëve, në fillim të kësaj ngjarjeje përkujtimore-kulturore, iu drejtua me një fjalë drejtoresha e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, Albana Krasniqi Malaj. Ajo krahas falënderimit të rastit për një pjesëmarrje kaq masive dhe të këtij niveli, potencoi rëndësinë e një aktiviteti të tillë në kontekstin e përgjithshëm aktual. Veçmas u ndal te tradita shqiptare e tolerancës dhe e shtëpisë së hapur për mikun në rastet kur ai është i rrezikuar. Albana Krasniqi Malaj vuri në spikamë harmoninë fetare që mbretëron ndër shqiptarët, si gurthemel i bashkekzistencës mes komuniteteve të ndryshme fetare.

Roli i shqiptarëve në kontekstin aktual

Më pas, të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan edhe znj. Dreifus, znj. Brunschwig Graf, z. Kanaan, z. Tornare, z. Herzog dhe z. Sarkany. Oratorët përmendën të gjithë vlerat humane të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, shembullin që ata japin në bashkëjetesën paqësore, pasurinë dhe diversitetin që ofron komuniteti shqiptar në Gjenevë, si urë lidhëse dhe organizatore e aktiviteteve prestigjioze. Ish-presidentja e Zvicrës, Ruth Dreifuss, e cila ka përkrahur shqiptarët në kohërat më të vështira për Kosovën, pos që vlerësoi kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve, vlerësoi edhe integrimin aktual të shqiptarëve në rrjedhat e shoqërisë zvicerane.

Program mbresëlënës

Në sallën ku u mbajt ky evenimenti ishin ekspozuar fotot e shqiptarëve që ndihmuan hebrenjtë, ndërsa në skenë u shfaq një program i përzgjedhur artistik, ku defiluan anëtarët e Ansamblit «Gëzuar» nga Gjeneva në realizim të koreografit Xhemali Berisha. Aty spikati Vallja e Shotës si dhe vallja e vajzave të ansamblit me koloritin muzikal dhe veshjeve tradicionale.

Gjon Guralumi dhe të këngëtarja Mimoza Selimi i mrekulluan të pranishmit me këngë qytetare shqiptare. Në kuadër të programit që e moderuan motër e vëlla, Kaltrina e Gëzim Iliazi, që të dy studentë, u zbulua një copëz Shqipëri përmes, përfshi një reportazh i shkurtër mbi institucionin e Besës.

Ekspozita në Gjenevë ishte fryt i punës disa mujore të Universitetit Popullor të Gjenevës në bashkëpunim me Qytetin e Gjenevës, me shoqatën e miqve të Yad Vashemi-it dhe me dhomën ekonomike Zvicër-Kosovë. Ekspozita do të jetë e hapur për një javë.

Me 8 mars u mbajt edhe një orë letrare, ku u prezentuan krijues shqiptarë në Zvicër. Një referat me temën «Hebrenjte dhe Republika e Kanunit» e mbajti, ish- ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mehmet Elezi. U dha edhe një koncert me këngëtaren Elina Duni. Aktivitet e kësaj natyre, zakonisht janë të hapura dhe falas për publikun e gjerë.[Best_Wordpress_Gallery id=“110″ gal_title=“Besa_Gjenevë“]

Në manifestimin qendror të ekspozitës «Besa» në Gjenevë, morën pjesë personalitete të larta federale, kantonale e komunale dhe përfaqësuesit diplomatik nga Shqipëria e Kosova, bashkë me një delegacion nga Ferizaj.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Në serinë e prezantimeve të ekspozitës «Besa», kushtuar mbrojtjes se hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte edhe ajo me 7 mars në Gjenevë. Në nderim të viktimave dhe shpëtimtarëve të të mbijetuarve, të pranishëm ishin qindra vetë, në mesin e tyre edhe personaliete të larta federale, kantonale dhe komunale.

Pjesëmarrëse në ekspozitë ishte edhe edhe presidentja e parë grua e Zvicrës – Ruth Dreifuss, Kryetari i Gjenevës – Sami Kanaan, kryetari i Komunës së Vernier – Thierry Apothéloz, deputetët federalë Manuel Tornare e Ueli Leuenberger, presidentja e Komisionit Federal Kundër Racizmit – Matine Brunschwig Graf, zv. presidenti i Komisionit Federal të Migracionit – Prof. Etienne Piguet, zv. presidentja e parlamentit të Gjenevës – Martine Sumi etj. Nga pala shqiptare të pranishëm ishin ambasadori i Shqipërisë – Ilir Gjoni dhe ai i Kosovës, Naim Malaj, ish-ambasadori i Shqipërisë – Mehmet Elezi, një delegacion nga Komuna e Ferizait, drejtuar nga kryetari Muharrem Sfarqa.

Merrnin pjesë edhe shoqata e miq që merren me çështjet hebraike, si presidenti i Miqve të Yad Vashem në Zvicër – Joel Herzog, Rabini i madh i komunitetit hebraik, Imami i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve Myslimanë të Gjenevës, përfaqësues nga shoqata të biznesit dhe institucioneve të kantonit.

Toleranca – themel i bashkekzistencës

Të pranishmëve, në fillim të kësaj ngjarjeje përkujtimore-kulturore, iu drejtua me një fjalë drejtoresha e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, Albana Krasniqi Malaj. Ajo krahas falënderimit të rastit për një pjesëmarrje kaq masive dhe të këtij niveli, potencoi rëndësinë e një aktiviteti të tillë në kontekstin e përgjithshëm aktual. Veçmas u ndal te tradita shqiptare e tolerancës dhe e shtëpisë së hapur për mikun në rastet kur ai është i rrezikuar. Albana Krasniqi Malaj vuri në spikamë harmoninë fetare që mbretëron ndër shqiptarët, si gurthemel i bashkekzistencës mes komuniteteve të ndryshme fetare.

Roli i shqiptarëve në kontekstin aktual

Më pas, të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan edhe znj. Dreifus, znj. Brunschwig Graf, z. Kanaan, z. Tornare, z. Herzog dhe z. Sarkany. Oratorët përmendën të gjithë vlerat humane të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, shembullin që ata japin në bashkëjetesën paqësore, pasurinë dhe diversitetin që ofron komuniteti shqiptar në Gjenevë, si urë lidhëse dhe organizatore e aktiviteteve prestigjioze. Ish-presidentja e Zvicrës, Ruth Dreifuss, e cila ka përkrahur shqiptarët në kohërat më të vështira për Kosovën, pos që vlerësoi kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve, vlerësoi edhe integrimin aktual të shqiptarëve në rrjedhat e shoqërisë zvicerane.

Program mbresëlënës

Në sallën ku u mbajt ky evenimenti ishin ekspozuar fotot e shqiptarëve që ndihmuan hebrenjtë, ndërsa në skenë u shfaq një program i përzgjedhur artistik, ku defiluan anëtarët e Ansamblit «Gëzuar» nga Gjeneva në realizim të koreografit Xhemali Berisha. Aty spikati Vallja e Shotës si dhe vallja e vajzave të ansamblit me koloritin muzikal dhe veshjeve tradicionale.

Gjon Guralumi dhe të këngëtarja Mimoza Selimi i mrekulluan të pranishmit me këngë qytetare shqiptare. Në kuadër të programit që e moderuan motër e vëlla, Kaltrina e Gëzim Iliazi, që të dy studentë, u zbulua një copëz Shqipëri përmes, përfshi një reportazh i shkurtër mbi institucionin e Besës.

Ekspozita në Gjenevë ishte fryt i punës disa mujore të Universitetit Popullor të Gjenevës në bashkëpunim me Qytetin e Gjenevës, me shoqatën e miqve të Yad Vashemi-it dhe me dhomën ekonomike Zvicër-Kosovë. Ekspozita do të jetë e hapur për një javë.

Me 8 mars u mbajt edhe një orë letrare, ku u prezentuan krijues shqiptarë në Zvicër. Një referat me temën «Hebrenjte dhe Republika e Kanunit» e mbajti, ish- ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mehmet Elezi. U dha edhe një koncert me këngëtaren Elina Duni. Aktivitet e kësaj natyre, zakonisht janë të hapura dhe falas për publikun e gjerë.