Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan dorëhiqet nga AAK-ja

Gjilan, 2 shtator – I pakënaqur me zhvillimet në Degën e AAK-së, ish-drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, të martën është dorëhequr nga ky subjekt. Ditë më partë me vendimin e kreut komunal, Lutfi Haziri, ai është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike.

Për këtë ndëshkim, Haziri ka akuzuar kryetarin e degës së AAK-së, Rexhep Kadriun, i cili sipas tij pa konsultim me organet e partisë ka bërë marrëveshje me kryetarin Haziri për formatim të qeverisë lokale, shkruan sot «Koha Ditore».

Haziri ka thënë se po largohet nga AAK-ja, shkaku i mungesës së demokracisë së brendshme.

«Në AAK ka mungesë të demokracisë të brendshme ku kryetari i degës përgatit terrenin për njerëzit e afërm të tij dhe mua më shkarkojnë pa asnjë sqarim nga një marrëveshje e fshehtë e cila është përgatitur më herët. Kryetari Kadriu është njeriu më servil i kryetarit të komunës Lutfi Haziri dhe ky është shndërruar në instrument të përuljes në raport me LDK-në. Unë jam i lumtur që kam qenë në dispozicion të qytetarëve dhe punën time e kam kryer me dinjitet dhe për këtë jam shpërblyer si Drejtoria më e mirë e Shërbimeve Publike në Kosovë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët», ka thënë Haziri, Më tej, ai ka paralajmëruar largime të reja të anëtarësisë së AAK-së. «Në realitet gjithmonë ka pasur largime nga AAK-ja, ndërsa unë kam qenë njëri ndër themeluesit e degës në Gjilan dhe kam qenë aktiv që nga viti 2000. Por unë mundem që të them një gjë se do të ketë edhe largime tjera, sepse anëtarësia është pakënaqur dhe kjo do të ndodhë. Ata që e fundosën demokracinë në AAK-në janë përgjegjësit kryesorë», ka shtuar më tej ai.

Nga ana tjetër, Rexhep Kadriu ka mohuar të ketë informacion për dorëheqjen e Hazirit. Por, ka deklaruar se dega të cilën e drejton do të jetë e fuqishme edhe pas largimit të Hazirit.