Irani e çon në litar fizikanin bërthamor për spiunazh

Një shkencëtar iranian gjindet fajtor dhe ekszekutohet vite pas përcjelljes së informacioneve SHBA-ve.

Foto: David Carillet / Shutterstock

Një histori misterioze me spiunë, agjentë dhe miliona lidhet me programin bërthamor të Iranit të zgjidhur me marrëveshjen e 2015-tës. Një studiues ekzekutohet me varje vite më pas për përcjellje informatash.

Pra është varur një hulumtues bërthamor, i cili i ka dhënë informata për programin e kontestuar bërthmor të Iranit SHBA-ve. Shahram Amiri është ekzekutuar sepse e ka furnizuar armikun me informata të rëndësishme, është shprehur një zëdhënës i drejtësisë së Iranit për agjencinë shtetërore të lajmeve të vendit, transmeton për mediat zvicerane «sda». Me këtë republika islamike konfirmon se e ka arrestuar, gjykuar dhe ekzekutuar në fshehtësi një person të përshëndetur si hero.

Amiri ishte zhdukur në vitin 2009 gjatë një pelegrinazhi në Arabinë Saudite dhe ishte shfaqur pastaj në disa video të kontestuara në SHBA të shfaqura në internet. Më 2010 ai ishte kthyer në Iran dhe në fillim ishte pritur si hero. Nëpër intervista ai ishte shprehur se është rrëmbyer nga spiunë të SHBA-ve dhe Arabisë Saudite. Autoritetet amerikane më 2010 për agjencinë e lajmeve AP kishin deklaruar se i kishin paguar Amirit rreth pesë milionë dollarë për të bashkëpunuar me ta dhe t’ju përcjellë informata të rëndësishme mbi programin e kontestuar bërthamor të Iranit.

Më 2015, SHBA-të dhe pesë vende të tjera arritën një marrëveshje historike me Iranin, me të cilën ai do t’i reduktonte aktivitetet bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Mbetet e paqartë përse Amiri ekzekutuohet me vite pas rastit të tij dhe një vit pas arritjes së marrëveshjes.

Shahram Amiri, i lindur në vitin 1977, javën e kaluar u çua në litar, me rastin e ekzekutimit edhe të një grupi luftëtarësh kurdë. Zëdhënësi i drejtësisë së Iranit ka thënë për mediat se Amiri ka pasur qasje në informata sekrete, të cilat kishin të bënin me «armikun tonë numër 1, Amerikën, stananë e madh». Mirëpo ai nuk ka sqaruar se përse autoritet e vendit nuk e kishin njoftuar gjykimin e tij. Ai ka thënë se Amiri ka pasur të drejtën e mbrojtjes juridike.

Më 2015 babai i tij kishte deklaruar për BBC-në se djali i tij mbahej në një vend sekret. Javën e kaluar në vendlindjen e tij Kermanscha, 500 kilometra në jug të Teheranit, kishte dalë një një njoftim për vdekjen e tij.

Në një video Amiri ka deklaruar se është rrëmbyer dhe se po qëndron në Arizona të SHBA-ve. Në një tjetër video më prpfesionale ai është shprehur se nuk ka bërë asgjë kundër vendit të tij dhe se në SHBA dëshironte të kryente doktoraturën. Në një video të tretë ai është shfaqur në ambasadën e Pakistanit në Washington dhe ishte lutur për një kthim të sigurtë në Iran, ku i kishte fëmijët dhe gruan.

Pas kthimit në vendlindje Amiri e kishte përshkruar veten si një shkencëtar të thjeshtë, që ka punuar në universitet dhe nuk ka disponuar me informacione sekrete. Ai nuk i ka lëshuar SHBA-të me pesë milionë dollarë. Sipas tij, ai në SHBA është torturuar edhe në prani të shërbimit informativ izraelit, transmeton Tages Anzeiger. ks