IPK ndërmerr një aksion kontrolli në disa objekte në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka zbatuar të hënën një urdhëresë për kontroll të Gjykatës Themelore në Prishtinë.




Hetuesit e IPK-së e kanë zbatuar në Prizren urdhëresën e Gjykatës së bashku me policinë e misionit të EULEX-it, forenzikën dhe Njësitin Special Operativ të Policisë së Kosovës.

«Objekt i kontrollit ishte një objekt banesor në Prizren, një zyre dhe një automjet», thuhet në një njoftim të shkurtër nga IPK, duke mos dhënë detaje tjera.