Interpelanca e Naef për Kosovën me Qeverinë e Zvicrës

Para disa muajsh kemi raportuar për interpelancën e deputetit socialdemokrat në Parlamentin e Zvicrës, Martin Naef, për gjendjen në Kosovë, duke marrë shkas nga emigrimi masiv: http://dialogplus.ch/vale-e-re-migrimi-nga-kosova-cfare-duhet-te-bejme/#. Ndëkohë «dialogplus» e ka hulumtuar edhe përgjigjen që atij i ka ardhur nga Qeveria.

1) Ndër arsyet e migracionit Qeveria e Zvicrës numëron kushtet e vështira socio-ekonomike, krizën politike, lehtësimin e udhëtimit për qytetarët zviceranë në disa vende fqinje (të Zvicrës – v.j.), thashethemet për gjoja gjasa azili për kosovarët në disa vende perëndimore. Dhe vazhdon: 30 për qind e ksovarëve janë të papunë, po aq jetojnë nën kufirin e varfërisë. Vendit i duhet një rritje e fortë ekonomike për vite të tëra dhe një forcim të shtetit të së drejtës.

2/3) Zvicra angazhohet për më shumë stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik. Qeveria përmend si kontribute zvicerane Swisscoy-n, pjesëmarrjen e specialistëve zviceranë në Eulex dhe përkrahjen e projekteve të OSZE-së. Dhe sukseset, sipas Qeverisë, janë të prekshme: janë zhvilluar zgjedhjet, është përmirësuar klima e investimeve, është zbutur papunësia e të rinjëve, është rritur qasja në burimet e ujit të pijshëm dhe në përkujdesjen shëndetësore. Zvicra do ta vazhdojë angazhimin në Kosovë, do ta shqyrtojë dhe përshtatë atë vazhdimisht.

4) Qeveria e Zvicrës e njeh rolin e institucioneve ndërkombëtare financiare në tranzicionin ekonomik të Kosovës. Dy marrëveshjet e FMN-së me Kosovën nuk kanë pasur si kusht privatizimin e ndërmarrjeve publike. Përforcimi i angazhimit për luftimin e korrupsionit do ta mbronin vendin edhe nga shpërdorimet në privatizim.

5) Një program i kooperimit në Kosovë për vitet 2013-2016 i implementuar nga dy drejtori përkatëse të ministrive të ekonomisë dhe asaj të jashtme ka një buxhet prej 88,5 milion frangash. Fokusi i tij është decentralizimi, zhvillimi ekonomik, uji dhe shëndetësia. Me Sekretariatin e Migracionit po zbatohet një program i posaçëm kooperimi. Zvicra është njëri ndër donatorët më të rëndësishëm bilateral në Kosovë. Zvicra llogarit në efektin shtesë të diasporës kosovare në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre. Dhe programi i kooperimit e nxit sidomos rolin e diasporës përmes kredive për veprimtari kreative ekonomike dhe investimeve në Kosovë. Krijimi i rrethanave nga autoritetet kosovare vlerësohet se është vendimtar për investimin e kapitalit dhe dijes së diasporës në Kosovë.

6) Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore që ka ekzistuar me Jugosllavinë nga 1 prill 2010 nuk është më valide. Dhe Qeveria nuk ka ndërmend ta aktivizojë atë përsëri. Ajo është e gatshme ta shqyrtojë lidhjen e një marrëveshjeje të re me Kosovën në këtë fushë. Departamenti i Punëve të Brendshme nga 2010-ta është në kontakt me autoritetet kosovare dhe ua ka kumtuar atyre kushtet për rifillimin e negociatave për një marrëveshje të re. Dhe këtu bëjnë pjesë një sistem funksional i sigurimeve shoqërore dhe një regjistër i saktë i gjendjes civile.

7) Zvicra u nënshtrihet përcaktimeve të Shengenit për vizat e udhëtimit për një qëndrim të përkohshëm. Në 2012-tën Komisioni Europian ka iniciuar një proces që synon liberalizimin e përcaktimeve për kosovarët. Për të përfituar nga kjo, Kosova duhet të ndërmarrë disa reforma. Gjendja e tyre po shqyrtohet vazhdimisht nga një mision ekspertësh dhe deri tani është vlerësuar si e pamjaftueshme. Zvicra ka marrë pjesë vet në ndonjërin prej këtyre misioneve dhe është duke e vëzhguar procesin me vëmendje.

8) Momentalisht nuk ka barriera teknike për lidhje telefonike dhe pagesash kombëtare e ndërkombëtare në Kosovë. Qeveria e Zvicrës e njeh dëshirën e Kosovës për një kod telefonik dhe një Swift-Code. ks