Inspektorati kthen në punë kryeinfermieren që dyshohet për vjedhje

Kryeinfermierja e Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, Emine Rama, e cila dyshohet se ka vjedhur albuminat e pacientëve në vlerë rreth 30 mijë euro dhe ato i ka shitur në barnatoret private, nga java tjetër mund të rikthehet në punë në këtë klinikë, shkruan sot Koha Ditore.




Ajo ishte larguar nga puna nga menaxhmenti i QKUK-së, ndërsa vendimin për kthimin e saj e ka marrë Inspektorati i Punës.

Emine Rama ishte arrestuar para disa muajsh me dyshimin për dëmtim të buxhetit të shtetit. Prokuroria është duke i vazhduar hetimet në lidhje me këtë rast.