Iniciativë Popullore kundër çmimeve të larta




Mbrojtësit e konsumatorit të vendosur për rregullimin e padrejtësive në treg. Ata kanë edhe simpatinë e Komitetit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Për prodhime të importit – tesha, artikuj higjienik, aparatura amëvisërise etj. në Zvicër paguhet më shumë se dyfishi i asaj në Gjermani apo Francë, e citon Tages Anzeiger Sara Stalder, drejtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Konsumatorit. «Tani do të protestojmë kundër kësaj», është shprehur ajo. Bashkë organizata të tjera për mbrojtjen e konsumatorit, ajo dëshiron të lansojë sa më parë një Iniciativë Popullore, dhe në vijim të vitit që vjen të sigurojë nënshkrimet për këtë. Qëllimi është fiks: Ndërmearrjet nuk guxojnë të pengojnë në të ardhmen importet paralele në Zvicër.

Sipas Sara Stalder, çmimet e larta në Zvicër nuk kanë të bëjnë me rrogat. Të punësuarit në Zvicër punojnë më shumë dhe kanë më pak ditë të lira se në shumë vende të tjera. Në fakt çmimet janë prandaj të larta, sepse blerësit zviceranë jashtë për të njëjtin prodhim duhet të paguajnë më shumë. Paraja rrjedh në vende të jashtme. Sipas saj, zviceranët po blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit dhe një ditë kjo do të kalojë në shpreshi. Për iniciativën organizatat për mbrojtjen e konsumatorit nuk po kërkojnë aleat politik, ata janë më të interesuar t’i kenë me vete të prekurit nga çmimet e importit.

Ndërmarrës dhe përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë bashkuar në një komitet që angazhohet për çmime fere të importit. Qëllimi është që firmat zvicerane të mund të blejnë me të njëtin çmim te prodhuesit, sikurse ato të huajat. Ata ajanë të zhgënjyer me Parlamentin për refuzimin e revizionit të ligjit të kartelave. Por edhe me bashkimin e tyre profesional, i cili, sipas tyre, është më i lidhur me koncernet. Komiteti përpiqet për rregullimin e problemit përmes iniciativës parlamentare. Nëse kjo nuk rezulton e suksesshme, ai nuk e përjashton përkrajen e një Iniciative Popullore. / ksMbrojtësit e konsumatorit të vendosur për rregullimin e padrejtësive në treg. Ata kanë edhe simpatinë e Komitetit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Për prodhime të importit – tesha, artikuj higjienik, aparatura amëvisërise etj. në Zvicër paguhet më shumë se dyfishi i asaj në Gjermani apo Francë, e citon Tages Anzeiger Sara Stalder, drejtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Konsumatorit. «Tani do të protestojmë kundër kësaj», është shprehur ajo. Bashkë organizata të tjera për mbrojtjen e konsumatorit, ajo dëshiron të lansojë sa më parë një Iniciativë Popullore, dhe në vijim të vitit që vjen të sigurojë nënshkrimet për këtë. Qëllimi është fiks: Ndërmearrjet nuk guxojnë të pengojnë në të ardhmen importet paralele në Zvicër.

Sipas Sara Stalder, çmimet e larta në Zvicër nuk kanë të bëjnë me rrogat. Të punësuarit në Zvicër punojnë më shumë dhe kanë më pak ditë të lira se në shumë vende të tjera. Në fakt çmimet janë prandaj të larta, sepse blerësit zviceranë jashtë për të njëjtin prodhim duhet të paguajnë më shumë. Paraja rrjedh në vende të jashtme. Sipas saj, zviceranët po blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit dhe një ditë kjo do të kalojë në shpreshi. Për iniciativën organizatat për mbrojtjen e konsumatorit nuk po kërkojnë aleat politik, ata janë më të interesuar t’i kenë me vete të prekurit nga çmimet e importit.

Ndërmarrës dhe përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë bashkuar në një komitet që angazhohet për çmime fere të importit. Qëllimi është që firmat zvicerane të mund të blejnë me të njëtin çmim te prodhuesit, sikurse ato të huajat. Ata ajanë të zhgënjyer me Parlamentin për refuzimin e revizionit të ligjit të kartelave. Por edhe me bashkimin e tyre profesional, i cili, sipas tyre, është më i lidhur me koncernet. Komiteti përpiqet për rregullimin e problemit përmes iniciativës parlamentare. Nëse kjo nuk rezulton e suksesshme, ai nuk e përjashton përkrajen e një Iniciative Popullore. / ks