Iniciativa Qytetare e cilëson marketing politik debatin për buxhetin e 2016-s

Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), ka vlerësuar se diskutimet publike, organizuar Komuna e Gjilanit për buxhetin e 2016-s, kanë të bëjnë më shumë me marketing që bëjnë autoritetet komunale, sesa me rëndësinë e investimeve kapitale.

Sipas kësaj iniciative, fshati ka nevojë për ndërtimin e shkollës së mesme, e cila është në gjendje të mjerueshme, ndërtimin e një çerdheje për fëmijët si edhe rregullimin e kanalizimit, shkruan sot Koha Ditore.

Mustafë Jashari, koordinator i IQZH-së ka deklaruar se pushteti lokal në diskutimet publike, që ka mbajtur me banorët e fshatit për buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka ofruar asnjë projekt, i cili është i domosdoshëm për përmirësimin e infrastrukturës.