Infermierja ndez cigaren në ambientet e gjinekologjisë! [foto]

Një lexuese nga Mitrovica na dërgoi një foto, që ilustron mentalitetin tonë të mosrespektimit të ligjeve dhe rregullave.




Në foto shihet një infermiere e Repartit të Gjinekologjisë në Mitrovicë, e cila ka ndezur cigaren në dhomën e grave shtatzëna, ndërsa në derën tjetër është salla për lindje.

Kjo infermiere, sikundër edhe të tjerat që nuk ngurojnë të shkelin rregullat e sjelljes në këto ambiente, do të duhej të ishte në këmbë po sa t’ kërkohej ndihma prej shtatzënave, në fakt ndot ambientin dhe shkel ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura publike.

Dërguesja e fotos dëshiroi të mbetet anonime, por objektivi i fotoaparatit nuk gënjen. Shikojeni vetë foton.

Fatkeqësisht pamjet e tilla janë të rëndomta në gjithë vendin.