Industrisë së duhanit dhe OEK-ut s’po u pëlqen draftimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Pika 19 e nenit gjashtë të Ligjit për Kontrollin e Duhanit thotë që vërejtjet e kombinuara do të përcaktohen me akt nënligjor.

Ministria tashmë ka hartuar draftin e këtij akti, por ai nuk po pëlqehet nga industria e duhanit dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Shoqata për prodhimin dhe përpunimin e duhanit pretendon se drafti i dytë i këtij udhëzimi nuk përkon me dispozitat e ligjit aktual për kontrollin e duhanit.

Vërejtje për draftin, i cili ende nuk ka dalë në konsultim publik, ka edhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Por, Ministria e Shëndetësisë këto deklarata në këtë fazë të hartimit të këtij drafti i quan të pamatura.

Faik Hoti nga kjo ministri ka thënë se çfarëdo vërejtje që do t’i kenë, në konsultim publik do t’i marrin parasysh.