Industria për menaxhimin cinik të mjerimit

15 euro për një hamburger? Nga kriza e refugjatëve që po kalojnë nëpër Ballkan po përfitojnë shumë tregtarë të pashpirt.

Nga Enver ROBELLI

Evzoni. Është vetëm një fshat në Greqi. Kush shkon apo kthehet nga Selaniku e mban në mendje si daljen e fundit në autostradë para se të hyni në Maqedoni. Të rrallë janë ata që ndalen në Evzoni, sepse nuk ka ndonjë atraksion. Por prej se ka filluar konflikti në Siri, prej se nga Lindja e Afërt ka nisur një karvan popujsh drejt Perëndimit, Evzoni është bërë tragjikisht i famshëm. Këndej kalojnë kolonat e refugjatëve, grupe-grupe, sirianë (myslimanë e të krishterë), irakianë (myslimanë sunitë dhe kurdë), afganë, pakistanezë, afrikanë.

Në Evzoni disa banorë e kanë vërejtur se mund të përfitojnë nga tragjedia e të tjerëve. Para çdo moteli apo bujtine të thjeshtë janë vendosur njoftime në gjuhën arabe, po ashtu para dyqaneve, kafehaneve e restoranteve. Të paktë janë ata njerëz që duan të ndihmojnë, t’u japin së paku një gotë ujë refugjatëve. Pranë fshatit Idomeni një xhip i «Mjekëve pa Kufij» ofron ndihmë elementare mjekësore derisa policia shikon nga distanca mjerimin dhe fshatarët kanë marrë pushkët e gjuetisë dhe janë pozicionuar pranë fushave me luledielli për të gjuajtur shpezë.

Në stacionin e trenit në Gjevgjeli shitësit kryesisht romë bëjnë biznesin e shekullit. Shesin ujë, banane, pjeshkë, hamburgerë, qesin çaj, shesin kartela telefoni, në kioskën në peronin numër 1 shiten karta interneti – 24 orë me shpejtësi të pakufizuar, premton reklama. Asnjëherë nga Gjevgjelia nuk kanë qarkulluar më shumë autobusë, të cilët i çojnë refugjatët në Kumanovë, afër kufirit me Serbinë. Trenat e paraparë për 200 pasagjerë janë të mbingarkuar me dyfishin deri trefishin e njerëzve.

Në një xhami në Kumanovë refugjatëve u ofrohet ndihmë dhe strehim i përkohshëm, një vepër humanitare që dallon nga përpjekjet e jo pak njerëzve për të përfituar. Pothuaj të gjithë refugjatët nga Kumanova kalojnë nëpër fshatrat e banuara me shqiptarë. Trafikantë njerëzish përpiqen të përfitojnë nga tragjedia duke u marrë para refugjatëve për t’i kaluar në Serbi në rrugë gjoja të sigurt, ka pasur madje raste kur një hamburger është shitur deri në 15 euro. Dhjetëra amvise të fshatrave shqiptare kanë futur duart në brumë, pjekin kulaçe, fusin një copë mishi dhe shesin, shesin, shesin pandërprerë – hamburgerë. Njerëz – thënë më së buti – të papërgjegjshëm mashtrojnë refugjatët me premtime se do t’i çojnë të sigurt në Serbi e tutje në Europë, ua marrin paratë dhe zhduken pa gjurmë. Në Preshevë policët serbë shesin formularin që refugjatët duhet ta nënshkruajnë për të kërkuar azil në Serbi. Pa këtë dokument refugjatët mund të arrestohen në Serbi nën akuzën e qëndrimit ilegal. Dokumenti është i shkruar në alfabetin cirilik dhe askush nga strehimkërkuesit nuk e kupton. Kjo industri për menaxhimin cinik të mjerimit është një aspekt tjetër t i turpshëm i tragjedisë së refugjatëve, të mjerëve të kësaj bote.

Derisa ushtarët grekë shpesh ua tregojnë rrugën refugjatëve se si të dalin në Maqedoni, në Serbi policë agresivë rrahin refugjatët ose – njëjtë si grekët – ua tregojnë udhën si të ikin në Hungari. Disa nisma modeste private për t’iu dhënë ndihmë refugjatëve ende mbesin modeste. Ndërkohë bëhen publike raste të tmerrshme: policë që plaçkitin refugjatë; refugjatë që përleshen fizikisht mes vete; refugjatë që therin me thikë një refugjat tjetër; zyrtarë që maltretojnë refugjatë; trafikantë që ua marrin edhe metelikët e fundit varfanjakëve pa strehë dhe me ardhmëri të pasigurt.

Kjo industri kishte treguar surratin edhe në vjeshtë të vitit 2014 dhe në fillim të këtij viti, kur mijëra e mijëra njerëz braktisën Kosovën – të nxitur nga premtimet e rrejshme të trafikantëve se Gjermania po ofron vende pune, qumësht e mjaltë. Shpejt infrastruktura për bartjen e shpirtrave drejt Perëndimit u perfeksionua: agjenci të ashtuquajtura turistike në Kosovë i nxorën në qarkullim të gjithë autobusët, mafiozë shqiptarë dhe serbë i bashkuan «mjetet e punës» në Vojvodinë dhe hapën motelet për vendosje të migrantëve derisa ata të gjejnë apo t’u gjendet rruga për në Hungari. Dikur në motelet e liqenit të Paliçit pushonte klasa punëtore që i këndonte himne Jugosllavisë dhe shokut Tito, sot këto hotele janë veçse stacione transitore rrugës për në Gjermani, Austri, Suedi, Belgjikë, Francë, Britani të Madhe etj.

Në shumë prej këtyre vendeve partitë e djathta, grupe neonaziste dhe racistë notorikë po protestojnë kundër ardhjes së refugjatëve. Në shumë vende krerët e partive të së djathtës ekstreme po i fërkojnë duart: nxitja e urrejtjes ndaj të huajve është karburant i përshtatshëm për të mobilizuar shtresat e joprivilegjuara që në zgjedhjet komunale apo parlamentare t’ua japin votën atyre që urrejnë të huajt dhe hedhin poshtë Bashkimin Europian. Këto parti si Fronti Nacional në Francë, Lega Nord e Italisë, FPÖ e Austrisë gëzojnë mbështetjen e Rusisë së Vladimir Putinit, madje disa prej tyre alimentohen edhe financiarisht nga bankat e kontrolluara nga Kremlini. Një zyrtar sllovak tha se vendi i tij dëshiron të pranojë vetëm ardhacakë katolikë. Një rrëshqitje raciste nga e cila Sllovakia u tërhoq, por shija e keqe mbeti.

Impresionuese në këtë mes është rezistenca e mediumeve gjermane kundër çdo lloj ekstremizmi. Kur lëvizja ultrakonservatore dhe kundër të huajve Pegida para gjysmë viti nxirrte mijëra gjermanë në rrugë për të protestuar kundër migrantëve dhe kundër BE-së elitare, mediumet nga Berlini në Frankfurt dhe nga Hamburgu në Mynih qëndruan bashkë duke ia shpalosur surratin racist Pegidës. Sot kjo lëvizje është e përçarë për shkak të kundërthënieve të papërputhshme.

Natyrisht Gjermania nuk mund t’i pranojë të gjithë refugjatët. Sipas disa vlerësimeve deri në fund të këtij viti në këtë vend mund të paraqiten deri në 800 mijë refugjatë. Por sidomos në gazetat elitare gjermane dominon mendimi se Gjermania duhet të bart një barrë më të madhe të mjerimit të botës për shkak se ka përfituar më së shumti nga përparësitë e Bashkimit Europian. Nga një shtet i ndarë në përfituesen më të madhe të tregut të përbashkët të BE-së prej 500 milionë banorë nga Finlanda në Maltë.

Megjithatë, edhe për Gjermaninë barra mund të bëhet tepër e rëndë. Bota perëndimore, sidomos SHBA-të dhe BE, duhet të gjejnë një përgjigje ndaj valës më të madhe të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo përgjigje nuk gjendet pa zgjidhjen e disa konflikteve të rënda në Lindjen e Afërt, në themelin e të cilave qëndron shtypja gjysmëshekullore e palestinezëve nga shteti i Izraelit, pastaj prapambetja e shoqërive arabe, ekstremizmi fetar dhe mungesa e sundimit të ligjit dhe demokracisë. Këto janë probleme tepër të mëdha që s’mund t’i zgjidhin vetëm Europa dhe SHBA-të. Për këtë duhet të kapërcejnë rolin e viktimës edhe shoqëritë arabe. Sepse këmbëngulja e përhershme në rolin e viktimës e bën një shoqëri letargjike. Pasojë e kësaj letargjie janë edhe kolonat e refugjatëve nëpër Ballkan.