Ilustrohet me ngjyra libri i parë i serisë «Harry Potter»

Më shumë se 450 milionë kopje të librave për Harry Potterin janë shitur deri më tani në gjithë botën, dhe seritë janë përkthyer në 78 gjuhë të ndryshme, por novelat tani do të ofrohen në një dimension tjetër në atë të ilustruar.




Librat e JK Rowling për djaloshin magjistarë do të arrijnë një numër të ri të fansave, pasi tani është ilustruar me ngjyra libri i parë për Harry Potterin, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

Libri i plotë i ilustruar «Harry Potter and The Philosophers Stone», tani ka dalë në shitje, kurse gjashtë seritë e tjera të ilustruara do të publikohen gjatë viteve të ardhshme.

Ilustrimi i librit të parë është bërë nga artisti Jim Kay.