Identifikohen sulmuesit në Turqi

Një prej sulmuesve vetëvrasës përgjegjës për sulmin më vdekjeprurës terrorist në Turqi është identifikuar nga policia turke si vëllai i zhdukur i një terroristi që ka kryer një sulm të ngjashëm në korrik, shkruajnë mediat në Turqi.




Yunus Emre Alagoz, vëllai i vogël i të cilit, Abdurrahmani, vrau 33 persona në një masakër me bombë në korrik, është identifikuar nga policia turke në gazetën «Cumhuriyet». Ndërsa, sulmuesi i dytë është identifikuar nga policia turke si Omer Deniz Dundar, transmeton Koha.net.

Bombarduesit janë identifikuar në bazë të analizave të bëra nga ADN-ja e mbledhur nga shpërthimi që la të vdekur 97 persona dhe plagosi me qindra të tjerë në momentin kur me mijëra persona ishin mbledhur për një tubim paqësor të shtunën që lamë pas. Viktima më i ri ishte një tetë vjeçar.

Sipas raportimeve të mediave turke, thuhet se sulmuesit kanë arritur në tubim ndaras nga Gaziantepi që gjendet në Turqinë jug-qendrore, dhe kanë pjesë e listës prej 21 personave që kanë qenë në kërkim nga policia.