Ibrahim Rugova nuk ishte i pari në listën e themelimit të LDK-së

Sot, gjatë ditës, në disa media ka qarkulluar një listë e plotë me emrat e themeluesve të LDK-së, e nënshkruar nga 119 personalitete këtu e më shumë se 25 vjet më parë.

Megjithatë, në renditjen e cila ka qarkulluar është ndërhyrë. Portali Koha.net ka siguruar dokumentin origjinal në të cilën renditja është ndryshe nga ajo që po qarkullon.

Aty Ibrahim Rugova nuk është me numër rendor 1, sikurse as Jusuf Buxhovi nuk mban numrin rendor dy në listë. Në listën që ka ekskluzivisht Koha.net, Mehmet Kraja ka numrin 1, Ibrahim Berisha është i dyti, i treti është Jusuf Buxhovi, ndërsa Ibrahim Rugova, që më pas do të bëhej kryetar i LDK-së është i shtati.

unnamed