I përzgjedhuri i Obamas

Tri ditë pas arritjes së marrëveshjes së vështirë për programin bërthamor të Iranit, anëtarët e stafit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mblodhën që të festonin pasi edhe ata kishin dorë në mbledhjen e të dhënave për ujdinë historike.

U takuam në “Cash Room”, një hapësirë e veçantë me ornamente brenda Departamentit të Thesarit që dikur kishte shërbyer si bankë e brendshme, duke iu gëzuar një arritjeje të madhe që do të lërë gjurmë në Presidencën e presidentit Barack Obama, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e FP.

Megjithatë, shumë shpejt kaloi euforia dhe do të pasonin javë dyshimi të shprehur prej përfaqësuesve amerikanë në Kongres. Marrëveshja zemëroi edhe aleatin e madh të amerikanëve në Lindje të Mesme, Izraelin.

Mirë e keq

Festa e 17 korrikut ishte organizuar prej Adam Szubinit, ushtrues i detyrës së nënsekretarit për krime financiare dhe çështje terrorizmi në Thesar, kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë që ishin pjesëmarrës në ndejë. Szubini kishte ndihmuar administratën e Obamas që të hartonte politikën e sanksioneve ndaj Iranit. Ai tani po mundohet t’ua shesë astin krerëve të Shtëpisë së Bardhë që t’i heqin sanksionet.

Szubin po qëndron në Izrael për të lobuar te zyrtarët më të lartë të Qeverisë izraelite dhe ekspertët e politikës së jashtëm për të përkrahur marrëveshjen e Iranit: Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka bërë thirrje hebrenjve amerikanë në një paraqitje të drejtpërdrejtë, të premten, që të mbështesin ujdinë historike.