I kapet Colt-Magnum 357 brenda Range Roverit në Prishtinë

Dje pasdite në lagjen Mati-1 në Prishtinë njësitet policore gjatë një pike kontrolli pasi kanë ndaluar veturën e tipit Range-Rover.

Brenda veturës, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një armë Colt-Magnum 357 dhe gjashtë (6) fishek të kalibrit 38 special, transmeton Koha.net.

I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.