I di të gjitha përrallat

Shumë gjëra, vërtet, nuk i di,
por unë s’flas për ato që s’i di.

Të gjitha ç’kam parë, janë të vërteta.
Dhe kam parë
se djepin njerëzor e kolovisin me një përrallë…
se lotët njerëzorë i mbysin me një përrallë…
se helmet njerëzore i groposin me një përrallë…
se kockat njerëzore i varrosin me një përrallë…
se frika njerëzore prej vdekjes
i shpiku këto përralla.

Shumë gjëra, vërtet, nuk i di,
po mua më kanë pasë vënë në gjumë me përralla
dhe tani i di përmendsh ato përralla.

Leon Felipe