Hyrje

Langston Hughes.



Jam negër.
I zi si nata.
I zi si xhunglat e Afrikës.

Gjithmonë kam qenë skllav:
Në Romën e lashtë laja shkallët e pallateve,
Në Uashington lustroj çizmet.

Gjithmonë kam qenë krijues:
Unë i ndërtova piramidat e Egjiptit, Unë gatuaj tani llaç
Për muret e grataçeleve.

Gjithmonë kam qenë këngëtar:
I kam shpënë këngët e mia nga Afrika në Misur,
Dhe kudo jehon motivi i tyre i trishtuar,
Ritmi i tyre gjëmon kudo.
Dhe gjithmonë kam qenë viktimë:
Dikur më shtronin në kamxhik plantacioneve të
Kongos,
Tani më linçojnë në Teksas
Jam negër.
I zi si nata.
I zi si xhunglat e Afrikës.

Përktheu: Aurel PLASARI