Huliganët maqedonas përgjakin sërish shqiptarët në Shkup

Shqiptarët rrihen në Shkup – përsëri në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara për në prill të 2016-tës. Partitë opozitare rikujtojnë se edhe para zgjedhjeve të kaluara shqiptarët rriheshin pas ndeshjeve futbollistike. Partitë në pushtet kanë heshtur, ato opozitare kërkojnë sqarimin e rastit.

Nga Arben ZEQIRI

Shkup, 10 gusht

Shkupi mbetet edhe më tej një zonë e rrezikshme për shqiptarët. Pas ndeshjes së mbrëmshme futbollistike mes klubit të shqiptarëve «Shkupi» nga Çairi dhe klubit maqedonas «Vradar», me plagë më të rënda kanë kaluar tre të rinjë nga Shkupi dhe dy nga Velesi, të cilët kishin ardhur në Shkup për shoping.

Dy ngjarje të dhunshme në Shkup

«Isha duke shkruar një sms në celular, kur e ngrita kokën, ata më ishin afruar pesë metra dhe më gjuajtën me shishe. Unë e humba vetëdijen dhe rrash në tokë», rrëfen Burhan Ismaili, banor i fshatit Batincë i cili kishte marë plagë të rënda në kokë dhe ishte kuruar në klinikën e kirurgjisë. «Edhe djalin e axhës, 14 vjeçar e kishin rrahur. Ishin disa me maska, komita që na shajtën: ‹vdekje shqiptarëve!›». Kushëriri i tij 14 vjeçar kishtë përfunduar poashtu me plagë në kokë dhe me krahë të thyer. Pas trajtimit të plagëve, ai ishte lëshuar për kurim shtëpiak. Një kusheri tjetër, i cili kishte arritur për pak të shpëtojë pa pasoja tha se huliganët maqedonas kishin sulmuar edhe gra dhe fëmijë. «Aty kishte gra me shami, fëmijë… Kishin dalë të shëtisin, ku iu ndigjua piskama nga dhuna kunderejt tyre», tregon Abdylsamet Ajdini, dëshmitar, kusheri i të lënduarve nga fshati Batincë.

Policia ka konfimuar se natën e së dielës ka pasur dy incidente të ndara në Shkup ku me lëndime kanë mbetur zyrtarisht pesë të rinj. «Mbrëmë rreth orës 23 në sheshin Maqedonia më shumë persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht tre veta të moshës, 14, 20 dhe 23 vjeç. Të njëjtët kanë marrë lëndime trupore, njëri prej tyre është dërguar në qendrën emergjente në Shkup, ndërsa dy të tjerët në spitalin e qytetit, Shën Naum Ohridski», e mbyll Liza Bendeska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, raportimin për njërin rast dhe e fillon atë për tjetrin: «Mbrëmë 15 minuta pas mesnate, në rrugën Nikolla Parapunov, disa perona të panjohur kanë sumuar fiziksht dy veta të moshës 24 vjeçare nga Velesi duke i goditur me gjësende të forta. Atyre ua kanë dëmtuar edhe veturën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes», deklaroi.

Heshtje dhe ragime

Reagimet e para për rastin kanë ardhur pikërisht nga një anëtarë i tifo-grupit maqedonas «Komitët», Ivan Stefanovski. «Frustracionet nga epilogu në terren nuk zgjidhen në këtë mënyrë. Burhanit dhe kushëririt të tij dhe të gjithë të lënduarve i dëshiroj shërim sa më të shpejtë. Nacionalistët, huliganët, ksenofobët dhe të tjerët i porosis – Maqedonia është vend i etniteteve të ndryshme. Ka qenë dhe do të jetë. Pa marr parasysh nëse ju pëlqen ose jo. Qytetarët do të do të fitojnë», shkruan Ivanovski në profilin e  tij në Facebook.

Partitë në pushtet si VMRO-DPMNE dhe BDI deri në orët e pasditës nuk kanë bërë asnjë koment mbi incidentin ndëretnik ku pësuan të rinjtë shqiptarë. Ndërkaq pikërisht heshtjen e tyre, partitë opozitare e kanë vlerësuar si dyshim se pikërisht pushteti ka inskenuar këto incidente. Nga Partia Liberal-Demokratike  thonë se «ky akt i primitivizmit dhe vandalizmit, i disa individëve është pasqyrë e panikut të partive politike në pushtet, të cilat para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare po tentojnë të shkaktojnë përplasje dhe tensione ndëretnike, duke keqpërdorur në këtë mënyrë tifozët e ekipeve futbollistike».  Ajo kërkon nga MPB kapjen dhe dënimin jo vetëm të autorëve të këtyre incidenteve, por edhe porositësit e tyre.

Lëvizja për Reforma në PDSH ka apeluar deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë të kërkojë përgjegjësi edhe nga delegati i ndeshjes, i cili nuk ka vepruar sipas rregullores së institucionit në fjalë. «Kërkojmë nga përfaqësuesit e BDI-së në MPB që të zgjohen nga gjumi, të dalin nga gëzhoja e problemeve brendapartiake dhe komforit qeveritar dhe të dalin në teren, se përgjegjësia e rrahjes së shqiptarëve bie direkt mbi ta», thuhet në reagimin e Lëvizjes. Incidentet e mbrëmshme për Lëvizjen Besa janë një dëshmi e radhës se ky shtet është kurdisur keq dhe se ata që tashmë disa vite e udhëheqin shtetin i prodhojnë dhe ushqejnë tensionet ndëretnike për përfitime të politikës ditore. «Nëse organet e rendit dëshirojnë të na bindin se nuk është kështu, kryerësit e këtyre veprimeve duhet të kapen detyrimisht sot, ndërsa viktimat të dëmshpërblehen nga shteti për dëmet e shkaktuara», thuhet në reagimin e kësaj të fundit.

Skenari i Kumanovës në Shkup?

Partia Liberale ka qenë më e drejtëpërdrejtë në akuzat ndaj partive në pushtet. Sipas kësaj partie dikush dëshiron që skenarin e 9-10 majit të Kumanovës ta sjellë në Shkup.  «Prandaj, duke patur parasyshë gjithë këtë dhe duke u nisur nga fakti se sheshi është pjesë e qytetit që mbulohet me kamera, nëse MPB deri nesër nuk del me të dhëna për të dyshuarit dhe të njëjtit ti arrestojë, është e qartë se MPB dhe pushteti tentojnë që skenarin e Kumanovës ta transferojnë në Shkup», thuhet në reagimin e Partisë Liberale.