Hoxhaj jep dorëheqje nga funksionet në Kuvend

I sapoemëruar në postin e Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës.




Dorëheqja vlen edhe për drejtimin me Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit, që ai e kishte udhëhequr që nga fillimi i kësaj legjislature, transmeton Koha.net. Vendimet e reja në kabinetin qeveritar i ka konfirmuar në orët e mbrëmjes edhe kabineti qeveritar.

«Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas konsultave dhe pranimit të propozimeve nga partneri i koalicionit qeveritar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka emëruar në postin e zëvendëskryeministrit të parë, Hajredin Kuçin, i cili njëherësh do të jetë ministër i Drejtësisë. Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka emëruar Enver Hoxhajn në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës»,thuhet në një komunikatë të qeverisë.