Hoxhaj e Bushati koordinohen për takimin e Parisit

Shefat e diplomacive në Kosovë e Shqipëri, Enver Hoxhaj e Ditmir Bushati janë takuar në Tiranë.

Sipas njoftimit të këtij të parit, takimi ka ndodhur për t’u koordinuar për tema e aktivitete të politikës së jashtme si dhe për jetësimin e partneritetit strategjik Kosovë-Shqipëri, përcjell koa.net. Ka thënë të kenë folur edhe për takimin e ardhshëm në Paris si vazhdimësi e procesit të Berlinit.

“Në Tiranë gjithnjë kënaqësi të takoj mikun dhe homologun tim, Ditmir Bushati, me të cilën biseduam për koordinimin më të mirë të temave dhe aktiviteteve të politikës së jashtme si dhe për jetësimin e partneritetit strategjik Kosovë-Shqipëri. Po ashtu, diskutuam edhe për takimin e ardhshëm në Paris si vazhdimësi e procesit të Berlinit”, ka thënë Hoxhaj.