Hoti në takimin e FMN-së dhe të BB-së në Peru

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Peru, ku pritet të marrë pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, transmeton Koha.net.




Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, gjatë kësaj vizite, ministri Avdullah Hoti pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.