Hoti: Mustafa u gjuajt me vezë sepse i kaloi kompetencat

Enver Hoti, deputet i Nismës për Kosovë, në emisionin Interaktiv ka thënë se reagimi i opozitës në Kuvendin e Kosovës e ka origjinën tek veprimet e Qeverisë së Kosovës, me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.




Hoti tha se Mustafa është gjuajtur me vezë ngaqë i ka tejkaluar kompetencat sepse po të ishte në rregull nuk do të gjuhej nga askush.

Ai vlerësoi se Kuvendi nuk po e kryen punën e vet por është shndërruar në organ këshillëdhënës për Qeverinë.

«Reagimi është krejt i arsyeshëm dhe në favor të funksionalizmit e Kuvendit të Kuvendit, që është kthyer në këshillëdhënës të Qeverisë e jo si vend ku duhet të dalin ligje e vendime që duhet të zbatohen nga Qeveria», tha Hoti.

Hoti tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe po e dëmton kushtetushmërinë e vendi dhe është jashtë pakos së Ahtissarit.

Sipas deputetit Hoti, nëse nuk tërhiqet nënshkrimi zgjidhja është jashtë kuvendit dhe qëllimi nuk është tek rrëzimi i Qeverisë së Kosovës.

«Nëse nuk tërhiqet nënshkrimi, atëherë zgjidhja është jashtë Kuvendit, që duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi jonë, qëllim është mbrojtja e kushtueshmërinë e vendit», shtoi Hoti.

Sipas tij zgjedhjet janë si test nga qytetarët kundrejt këtij koalicioni qeverisës ngaqë këta nuk kanë fituar me kartën e Asociacionit të Komunave serbe por me një program tjetër.