Hotelet e Sllovakisië dhe Bullgarisë më të pastra se të Zvicrës, vendet tjera vijnë më pas

Hotelet zvicerane në krahim me ato në Europë janë shumë të pastër. Më së miri në Zvicër qëndron St. Galleni. Më mirë se Zvicra qëndrojnë vetëm dy vende.

Opninioni zviceran nuk është gjithaq i lumtur me vendin e tretë për pastërtinë e hoteleve në Europë. Ajo, për Agjencinë Zvicerane të Lajmeve nuk e reflekton pastërtinë që e karakterizon Zvicrën në përgjithësi. Më së miri se ajo në testin e portalit për rezervimin e hoteleve «hotel.de» janë ndarë Sllovakia dhe Bullgaria. Në fakt është vlerësimi i klientëve që i cakton pikët. Dhe Sllovakia merr 8,75 pikë nga 10, kurse Bullgaria 8,70. Zvicra qëndron për një fije prapa tyre me 8,66 pikë.

Në Zvicër vet, më të mrekulluar me pastërtinë e hoteleve mysafirët kanë qenë në St. Gallen. Ky qytet është vlerësuar me 9,18 pikë. Vetëm pak më brapa këtij qyteti vjen Bazeli, ndërsa vendin e tretë për pastërti në Zvicër e zënë hotelet e Churit. Më pak të lumtur janë ndarë vizitorët e hoteleve të Bielit me 7,90 pikë, të Gjenevës me 8,24 dhe të Friburgut me 8.28 pikë. Cyrihu për pastërtinë e hoteleve të tij merr 8,49 pikë.

Në plan europian, pas Zvicrës, në vendin e katërt për pastërtinë e hoteleve vjen Polonia. Pastaj vijnë Austria, Kroacia, Gjermania, Portugalia, Çekia dhe Rumania. Në fund fare pozicionohen vendet skandinave. Danimarka, Norvegjia dhe Suedia janë në listën e vendeve me vlerat më të këqija për sa i përket pastërtisë së hoteleve në Europë. Britania e Madhe, Holanda, Belgjika, Franca, Greqia, Turqi dhe Hungaria ndahen gjithashtu keq në përshtypjet e vizitorëve për pastërtinë e hoteleve.

Studimi bazohet në përshtypjet e mbi dy milionë vizitorë të hotelesh. ks