Hotel «Victory» do të shitet, uzurpatori jashtë garës

Uzurpatori Bedri Selmani ka humbur të gjitha betejat për ta mbajtur edhe më tej hotelin «Victory».




Objekti që e ka adaptuar për hotel është nxjerrë në shitje nëpërmjet procesit të likuidimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërmarrja shoqërore «Auto Prishtina», pjesë e së cilës është hoteli «Victory», do të shitet në njësi.

Selmani është i përjashtuar nga e drejta për blerjen e hotelit, për shkak të mbajtjes në mënyrë të paligjshme të pronës shoqërore që nga viti 1999.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë edhe zëvendësministër dhe këshilltar i Hashim Thaçit, megjithatë po vazhdon të nxjerrë fitime nga ky hotel.