«Hitleri» shpalos transformimin e «kokëtrashit» në demagog

Si ishte e mundshme që një i krisur të bëhet udhëheqës në atdheun e Goethes dhe Beethovenit? Këtë e shpjegon historiani Volker Ulirch në biografinë më të re të Hitlerit.

Adolf Hitler gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij.

Si ia doli Adolf Hitleri – i përshkruar në një revistë të njohur më 1930 si «gjysmë laro i krisur», një «kokëtrashë patetik», një «budalla i përhumbur», një «llafazan» – të ngrihej në pushtet në atdheun e Goethes dhe Beethovenit? Çka ua mbushi mendjen gjermanëve ta mbështesnin atë dhe doktrinën e tij të urrejtjes? Si iu bë që «pretendeti më pak i mundshëm për të ardhur në pushtet» ia doli të fitonte pushtet absolut në një vend dikur demokratik, dhe shtroi rrugën për tmerret monstruoze?

Një numër biografësh të mëhershëm (më të njohurit prej të cilëve ishin Alan Bullock, Joachim Fest dhe Ian Kershaw) kanë përparuar teoritë për ngritjen e Hitlerit, dhe dinamikën ndërmjet këtij burri dhe kohërave të tij. Disa janë përqendruar në kushtet shoqërore dhe politike në Gjermaninë e pas Luftës së Parë Botërore, të cilën mjeshtërisht e ka shfrytëzuar Hitleri – hidhërimit kundrejt kushteve të vështira të Traktatit të Versajës dhe etjes për rikthimin e madhështisë gjermane; papunësinë dhe ngarkesën ekonomike në kulmin e depresionit të madh botëror në fillimin e viteve tridhjetë; dhe paragjykimin e ngahershëm etnik dhe frikën e «tëhuajësimit».

Autorë të tjerë – përfshirë biografin e fundit të diktatorit, historianin Volker Ulrich – janë përqendruar në Hitlerin si politikan që erdhi në pushtet nëpërmjet demoagogjisë, burrit të turmës dhe të thirrjeve primitive para masave. Në «Hitler: Ngritja, 1889-1939», Ulrich na e zhvesh mitologjinë që ia kishte rrethuar vetes Hitleri në «Mein Kampf», dhe ai gjithashtu mundohet të zhbirojë te kjo «figurë misterioze dhe dashakeqe», jo si përbindësh a i krisur, por si qenie njerëzore me «talent të pamohueshëm dhe komplekse psikologjike të rrënjosura thellë».

«Në njëfarë forme», shkruan ai në hyrje, «Hitleri do të ‘normalizohet’ – megjithëse kjo nuk e paraqet si ‘normal’. Nëse jo për diçka tjetër, ai do të shfaqet edhe më i tmerrshëm».
Ky është i pari prej dy vëllimeve (që mbaron më 1939 me ditëlindjen e pesëdhjetë të diktatorit) dhe nuk është se ofrohet kushedi çka e re. Sidoqoftë, zoti Ulrich ofron një parabolë shakespeareiane për mënyrën se si përzierja e rrethanave, mundësive dhe një individualiteti të pashpirt dhe verbërisë së vullnetshme e të tjerëve mund ta transformojnë një shtet – dhe në rastin e Hitlerit të çojnë drejt një tmerri të paimagjinueshëm për botën.
Zoti Ulrich, si shumë biografë të tjerë, ofron zhbirim të gjallë të faktorëve që ndihmuan transformimin e «ngritësit të turmave në Mynih – që për shumëkënd përshkruhej si një «palaço i çmendur» pas «stilit impulsiv e shpërthyes» – në «zot dhe mjeshtër të Reichut gjerman».

Hitleri shpeshherë është përshkruar si egomaniak që «e donte vetëm veten» – një tip narcisoid me shije për vetëdramatizim dhe për atë që zoti Ulrich e quan «prirje karakteristike për superlavdërime». Mania e tij për të folur për rreziqet e krejt-a-hiç ngrehu dilema për aftësinë e tij për vetëkontroll, madje edhe për gjendjen normale. Por zoti Ulrich nënvlerëson zgjuarsinë e Hitlerit si politikan – me «syrin katër për fuqinë dhe dobësinë e njerëzve të tjerë» dhe me aftësinë për të «analizuar dhe shfrytëzuar përherë situatën».
Hitleri ishte i njohur në mesin e kolegëve për të «gënjyer për hava» që më vonë do të shndërrohej në material për makinerinë e propagandës që përdorte teknologjinë (radion, incizimet me gramafon, filmin) për të përhapur mesazhin e tij. Një ish-ministër i financave shkruante se Hitleri «ishte aq rrenacak i madh, saqë më nuk e njihte dallimin ndëmjet rrenës dhe të vëtetës», dhe botuesit e një botimi të «Mein Kampfit» e përshkruan si «moçal rrenash, çrregullimesh, gjysmë të vërtetash, aluzionesh dhe faktesh reale».

Hitleri ishte orator e aktor i rryer, ua kujton zoti Ulrich lexuesve. Ai shkruan për aftësinë e tij për t’iu përshtatur maskave dhe shterjen e energjisë së audiencës së tij. Megjithëse kishte maskuar antisemitizmin e tij nën «maskën e të moderuarit» kur mundohej të fitonte përkrahjen e shtresave të mesme liberale shoqërore, ai u specilizua në tubime të mëdha, teatrale ku fliste me elemente spektakulare të huazuara nga cirku. Në këtë pikë, «Hitleri përshtati përmbajtjen e fjalimeve me qëllim që të fitonte zemrat e pjesëtarëve të shtresës së ulët e të mesme, konservatorëve nacionalistë, shovinistëve etnikë dhe antisemistitëve», shkruan Ulrich. Ai u hidhte fjalimeve të veta nga pak fraza vrazhdësie dhe mënjanonte çështjet e pakëndshme. Megjithëse nxiste kaos duke luajtur me ndjenjat e frikës së turmave, e shfaqte veten si prijës vizionar që mund të rikthente sundimin e rendit.
Hitleri po e parqiste gjithnjë e më shumë veten me fjalë profetësh, duke premtuar se do t’i «printe Gjermanisë drejt një epoke të re të madhështisë kombëtare», megjithëse e dinte se planet e tij ishin të mangëta. Ai shpeshherë premtonte epokë të artë për vendin, shkruan zoti Ulrich, që «ta ngjyroste të sotmen me ngjyra që ishin edhe më të errëta. Ngado që hidhnit shikimin, shihni vetëm rënie dhe zvetënim».

Repertuari i temave i Hitlerit, shkruan zoti Ulrich, ishte i kufizuar dhe po të lexosh fjalimet e tij në retrospektivë, «duket mahnitëse që ai kishte joshur gjithnjë e më shumë audiencë» me «frazat e përsritura si formula boshe», që përbëheshin prej «akuzave, zotimeve për hakmarrje dhe premtimeve për të ardhmen». Por në fakt Hitleri shkroi doracak modern për demagogjinë, duke argumentuar në «Mein Kampf» se propaganda duhet të prekë emocionet – jo fuqinë e mendjes – e turmës. «Niveli i pastër intelektual» i fuqisë së propagandës duhet të jetë që «më së paku të dominojë mendje në mesin e publikut për atë që dësiron të arrihet». Meqë është punë «e lehtë» njohja e masave, ai vazhdoi me propagandën e tij të nevojshme për t’iu fryrë flakëve të disa sloganeve që «duhet të përsëriten vazhdimisht derisa edhe individi i fundit ta rrëmbejë këtë ide që i është ofruar».

E pashmangshme ishe ngritja e Hitlerit, sipas mendimit të zotit Ulrich. Kishte disa pika në të cilat ishte bazuar ngritja e tij, pretendon ai; madje deri në fund të janarit 1933, «do të mund të frenohej bujshëm nominimi i tij për kancelar të Reichut». Ai përfitoi prej «konstelacionit të krizave që ishte i zoti t’i shfrytëzonte me mençuri dhe në mënyrë të paskrupullt» – duke shtuar edhe zotimet ekonomike dhe për luftimin e papunësisë, kishe edhe «erozion të qendrës politike» dhe rritjes të pakënaqësive të elitave. Mungesa e gatishmërisë së partive politike të Gjermanisë për të arritur kompromis i kishte kontribuar perceptimit se Qeveria nuk ishte funksionale, sugjeron zoti Ulrich, duke shtuar edhe bindjen e përkrahësve të Hitlerit se vendit i duhej një «njeri i hekurt», që mund ta dridhte skenën. «Pse të mos u japim një mundësi socialistëve nacionalistë?», kishte shtruar pyetjen një bankier i njohur i nazistëve. «Ata më duken goxha të vendosur».

Ngritja e Hitlerit ishte ndihmuar dhe mbështetur prej naivitetit të lidhur me armiqësitë e brendshme të njerëzve që kishin dështuar të shihnin rrezikun e asaj dashakeqësie. Por edhe krerët e huaj kishin menduar se mund ta kontrollinin agresionin e tij. Në fillim, kur po shfaqej shpërthimi i Hitlerit, disa kritikë nisën ta nënvlerësonin këtë burrë dhe popullaritetin e tij, shkruan zoti Ulrich, derisa të tjerët e kishin konsideruar si politikan argëtues që mahniste në mbrëmje me «argëtimin që ofronte». Politikanët nga ana e tyre po vuanin prej asaj bindjes se dominimi i konservatorëve në kabinet do të neutralizonte kërcënimin e abuzimit nazist të pushtetit dhe nuk e merrnin seriozisht Hitlerin për të cilin mendonin se do të «rrethohej». Dhe kur nisën të shfaqeshin shqetësimet për dëshirat e Hitlerit, vrojton zoti Ulrich, «partnerët konservatorë të koalicionit të tij besonin se ose nuk e kishte përnjëmend ose se mund të ushtronin ndikim të moderuar te ai. Por në cilindo rast, kishin gabuar kokë e këmbë».

Hitleri u bë e qartë se nuk mund të mposhtej – iu deshën vetëm pesë muaj për të konsoliduar pushtetin absolut dhe që të bëhej kancelar. «Shtetet gjermane socialiste jonacionaliste ishin rreshtuar në radhë», shkruan zoti Ullrich, me «presion nga bazat e partisë që po kombinonin me efikasitet masat pseudoligjore të urdhëruara prej qeverisë së Reichut». Shumë gjermanë iu bashkuan bindjes politike naziste me qëllim që të mendonin para së gjithash për karrierat e tyre, njëherësh duke u frikësuar të kundërshtonin persekutimin e hebrenjve. Ishte ndaluar ose shtypur shtypi i lirë. Ishin djegur librat që konsideroheshin «jogjermane». Në mars 1933, Hitleri e kishte bërë të qartë, shkruan Ullrich, se «qeveria e tij do të shfuqizonte të gjitha normat e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit».

Hitleri kishte pikëpamje të errët, darvianiane për botën. Dhe ai, sipas zotit Ullrich, jo vetëm që do të shndërrohej në «zëdhënës të pesimizmit kulturor» në rritje në rrethet djathitste në Republikën e Weimarit, por edhe në mishërim hyjnor të asaj që Thomas Mann e identifikonte si heqje dorë prej arsyes dhe parimeve themelore të një shoqërire qytetare – duke përmendur shprehimisht distancimin prej «lirisë, barazisë, shkollimit, optimizmit dhe besimit në përparim».

«New York Times»