Historianët i shkruajnë letër të hapur kryetares së Kushtetueses

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës «Ali Hadri» dega në Deçan, ka dërguar një letër publike në drejtim të kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi.

Për Lidhjen e Historianëve të Kosovës «Ali Hadri» dega në Deçan, për gjithë qytetarët e Deçanit dhe rrethinës, janë të pa pranueshme dhe të pa zbatueshme vendimet e cilës do gjykatë në Kosovës, që tenton të jetësojë vendimet e kohës se Millosheviqit.

I ka kërkuar asaj që të japë dorëheqje.

Lexojeni të plotë letrën e LHK-së:

E nderuara Zonja Kryetare,

Me datën 20 maj 2016, Kolegji i gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, nën drejtim tuaj, ka sjellën nxjerrë Vendimin Nr.964/16, të datës 20 maj 2016, duke legalizua si res juridica, vendimet e Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës, SCC-08-0226 dhe SCC-08-0227.

E nderuar Zonja Kryetare,

Pa dashur që të hymë shumë në historikun e gjithë kësaj teme, do të donim të shprehim mendimin tonë, se puna dhe angazhimi i juaj në krye të Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, është i pa mëritura dhe mbi të gjitha është në ndesh me gjitha format e mundshme ligjore të Kosovës si dhe me të drejtën zakonore të shqiptarëve.
Si të tillë, ne konsiderojmë se ju duhet të jepni dorëheqje nga detyra dhe këtë e argumentojmë se :

1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Nr.964/16, i datës 20 maj 2016, është shkelje flagrante e rendit të ri kushtetuese dhe është shkelje e rendë e ligjeve dhe vet Kushtetutën se Republikës se Kosovës.

2. Vendimi i Kolegjit të specializuar të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës, Nr.SCC-08-0226 dhe Nr.SCC-08-0227, të cilin ju e keni cilësuar si res juridica, është po ashtu vendim anti kushtetuese dhe vendim që bie ndesh me gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Republikës se Kosovës.

Arsyet se pse Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Nr.964/16, i datës 20 maj 2016 dhe Vendimi i Kolegjit të specializuar të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës se Kosovës, Nr.SCC-08-0226 dhe Nr.SCC-08-0227, janë të pa pranueshme dhe janë anti kushtetuese është se :

1. Marrëveshja e lidhur në mes përfaqësuesit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit Ernes Çopke dhe përfaqësuesit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiçi, është në kundërshtim me vet rregulloret e Misionit të UNMIK-ut dhe vendimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës se Kombeve të Bashkuara, marrëveshje kjo që buron në kontratën e faljes të vitit 1997, kontratë kjo që buron nga vendimet e kohës se masave të dhunshme të viteve 1993 (për pronat e Ndërmarrjes «Apiko») dhe 1997 (për pronat e Ndërmarrjes «Iliria»).
2. Vendimet e kohës se viteve 1990-1999, gjegjësisht vendimi i për falën e pronave të Ndërmarrjeve «Apiko» dhe «Iliria», janë të pa zbatueshme dhe të pa jetërsueshme, sepse janë vendime që janë marrë në kohën e kryekriminelit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçit.
3. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Nr.964/16, është në kundërshtim edhe me Planin e Ahtisarit, i cili thotë se në Kosovë janë të pa zbatueshme vendimet, ligjet dhe aktet e tjera nënligjore të marra nga Serbia për Kosovën pas 31 dhjetorit të vitit 1989.

E nderuar Zonja Kryetare,

Për Lidhjen e Historianëve të Kosovës «Ali Hadri» dega në Deçan, për gjithë qytetarët e Deçanit dhe rrethinës, janë të pa pranueshme dhe të pa zbatueshme vendimet e cilës do gjykatë në Kosovës, që tenton të jetësojë vendimet e kohës se Millosheviçit.

Tashmë kanë filluar përgatitjet për demonstratën e madhe të dytë, e cila do të mbahet me 16 qershor 2016, e cila organizohet nga Komuna e Deçanit dhe do të organizoje në kundërshtim të vendimit anti kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese të cilën e drejtoni ju. Andaj, për hire të dinjiteti, të gjakut të shumë dëshmorëve të lirisë, për hire të fajit tuaj moral, kombëtare e profesional, ju lutemi jepni dorëheqje nga detyra.

Nuk ju nevojitet asgjë një rrogë, nuk ju nevojitet asgjë detyra, sepse ju i keni lanë njollë të zezë vetës tuaj dhe punës tuaj. Ju do të turpëroheni nga historia.

Çdo eskalim apo incident në Deçan, nuk do të ketë adrese tjetër për llogaridhënie përveç juve e nderuara Kryetare Arta Rama-Hajrizi.

Me mirë është që të jepni dorëheqje dhe Gjykata e juaj ta anulojë vendimin, sepse dikur do të bindeni se keni gabuar.

E nderuar Zonja Kryetare,

Turpi le te bie mbi juve dhe gjitha atë gjykatës të tjerë që vendosët që pronat të i falen Manastirit të Deçanit. Duhet të keni turp sepse ju i keni dhuruar toka një institucioni fetar, prijësit e të cilit nuk e pranojnë Republikën e Kosovës.

A ju vije turp Zonja Kryetare Rama-Hajrizi, se çfarë keni vendosur, e keni privilegjuar një njëri si Sava Janjiç, i cili ka qenë kundërshtari ma i madh i pranit të Republikës se Kosovës në UNESCO, si dhe kundërshtari me i madh i pranimit të vendit tonë nga vendet e tjera.

Ju i keni lanë njollë të zezë emrit tuja, familjes tuaj dhe gjithë rrethit tuaj.

Presim që të reflektoni.

LIDHJA E HISTORIANËVE TË KOSOVËS «ALI HADRI» DEGA NË DEÇAN

K R Y E S I A