Historianët e Deçanit përkrahin grevën e Komunës

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës «Ali Hadri» dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media, i ka dhënë përkrahje dhe ka përshëndetur fillimin e grevës së punëtorëve të Komunës së Deçanit për të kundërshtuar vendimin, siç e quan kjo lidhje, «anti-kushtetues» të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të marr ditë me parë, vendim i cili, sipas LHK «Ali Hadri» dega në Deçan, legalizon vendimet e kohës se Millosheviqit.




Kryesia e LHK «Ali Hadri» dega në Deçan, edhe njëherë i përsëritë kërkesat e saja:

1. Të jap dorëheqje Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, e cila ka legalizuar vendimet e kohës se masave të dhunshme dhe si e tillë nuk ka legjitimitet të jetë ma ne krye të kësaj gjykate.

2. Në rast se Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës Arta Rama-Hajriz, nuk jep dorëheqje, atëherë ajo të shkarkohet nga ana e Presidentit të Republikës se Kosovës Hashim Thaçi.

3. Qeveria e Republikës se Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Akademik Isa Mustafa, të ndërhynë në këtë krize në Deçan për të bërë zgjidhje.

4. Qeveria e Republikës se Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Akademik Isa Mustafa, të merr vendim dhe të i propozon Kuvendit të Republikës se Kosovës, që Ndërmarrjeje «Apiko», «Iliria» dhe Pushimores se fëmijëve «Pishat e Deçanit», të ju ndërron statusin, njëjtë siç është vepruar me Kombinatin «Trepça», duke i kthyer në kompani të interesin nacional.

5. Lidhja e Historianëve të Kosovës «Ali Hadri» dega në Deçan, asnjëherë nuk do të pranoj ndonjë vendim që është në ndesh me interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës se Deçanit.

6. Lidhja e Historianëve të Kosovës «Ali Hadri» dega në Deçan, përsërit se në Kosovë nuk janë të zbatueshme ligjet e kohës se masave të dhunshme të periudhës 1989-1999, ligje këto që i ka sanksionuar edhe Pako e Ahtisarit.

7. Presim që të gjitha palët të e vënë përpara draft propozimin tonë për Marrëveshje në mes të Komunës dhe Manastirit të Deçanit, draft ky i publikuar dje.

«Ne, përkrahim dhe do të jemi çdoherë pranë aktiviteteve kundërshtuese të ndërmarra nga Kryetari i Komisionit Kundërshtues i Komunës se Deçanit i Kryesuar nga Kryetari Rasim Selmanaj», përfundon komunikata e LHK «Ali Hadri» Dega në Deçan.