Historia Turqi – Unioni Evropian me refugjatët nga Lindja

Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung ka përpiluar një kronologji të marrëdhënieve të Unionit Evropian me Turqinë në raport me refugjatët nga Lindja. Ky kalendar vjen në kontekst të luhatjeve të Turqisë sa i përket marrëveshjes së saj me Perëndimin në çështjen e refugjatëve.

Foto: Gutzemberg / Shutterstock



Kalendari i 2015-tës

02.09: Imazhi i vogëlushit dyvjeçar nga Siria, Aylan Kurdi, i vdekur në brigjet turke i prek zemrat e njerëzve në të gjithë botën.

05.09: Mijëra refugjatë nga Budapesti mirëpriten me dashamirësi në stacionin kryesor të trenit në Mynih.

09.09: Selfi të kancelares gjermane Angela Merkel me refugjatë në Berlin bëjnë xhiron e botës.

18.09: Ish ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier, lobon në Ankara për një bashkëpunim më të ngushtë. Ai e lavdëron Turqinë dhe arrin me homologun e tij Davutoglu një «Dialog të emigracionit».

05.10: Presidenti i Këshillit të UE-së, Tusk, pas një takimi me presidentin turk Erdogan shpall që UE-ja nuk mund ta përballojë krizën e refugjatëve pa ndihmën turke. Erdogan kërkon mirëkuptim për «luftën» e tij «anti-terror» kundër kurdëve.

15.10: Presidenti i Komisionit të UE-së, Juncker, i prezanton pikat kryesore të marrëveshjes me Turqinë për një sigurim më të mirë të kufirit detar. Në shkëmbim të kësaj Ankaraja kërkon 3 miliardë euro, përshpejtim të negociatave të integrimit si dhe përshpejtim të liberalizimit të vizave.

18.10: Kancelarja gjermane Merkel lobon në Turqi për Marrëveshjen e Refugjatëve.

21.10: 12’000 refugjatë e kajojnë një një ditë të vetme kufirin jeshil në Slloveni, një rekord në Itinerarin e Ballkanit.

10.11: Raporti i Progresit të Komisionit të UE-së për vendin kandidat Turqinë konstaton një trend negativ në respektimin e shtetit ligjor dhe të të drejtave themelore.

29.11: Kryeministri turk Davutogllu nënshkruan me kryeministrat evropianë në samitin e posaçëm në Bruksel një marrëveshje për koordinimin e valëve të refugjatëve.

31.12: Sulme të qindra emigrantëve mbi gra në qytete të mëdha gjermane në mbrëmjen e vitit të ri nxisin një valë zemërimi.

Kalendari i 2016-tës

11.02: Sekretari i përgjithshëm i Natos, Stoltenberg, lajmëron dërgimin e një njësie të marinës së Natos në Egje. Këto dhjetë anije luftarake do të duhej ta përkrahnin rojën detare turke dhe greke në luftën kundër trafikantëve.

28.02: Kancelarja gjermane Merkel në një emision gjerman tregon mirëkuptim për kritikët e saj, por nuk lëviz nga kursi i politikës së vet për emigracionin.

04.03: Gazeta kritike ndaj qeverisë turke «Zaman» vihet në administrim të dhunshëm nga qeveria. Kryeredaktori i saj pushohet nga puna.

07.03: Në një samit të posaçëm të UE-së, kryeministri turk Davutogllu paraqet në mënyrë befasuese një «plan 1-për-1». Me këtë synohej dobësimi i joshjeve të emigracionit ilegal.

09.03: Nën udhëheqjen e Austrisë disa shtete ballkanike e mbyllin itinerarin e etabluar për në Evropën perëndimore. Dhjetëra mijëra refugjatë ngelën në Greqi në kushte të këqija jetësore.

18.03: Kryeministri turk Davutogllu dhe 28 kryeministrat e UE-së e nënshkruan Marrëveshjen për Refugjatët. Sipas saj, duhet të mbyllet kufiri turk, refugjatët sirianë të kthehen në Turqi. Në shkëmbim të kësaj duhet të përshpejtohet liberalizimi i vizave për Turqinë, të avansojnë negociatat për integrimtë vendit në UE dhe t’i paguhen asaj 6 miliardë euro.

20.03: Marrëveshja për Refugjatët hyn në fuqi.

27.04: Në kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lesbos vjen në protesta disaorëshe dhe përleshje me policinë. Bilanci: 15 të lënduar.

04.05: Komisoni Evropian rekomandon miratimin e liberalizimit të vizave për turqit, edhe pse nuk janë përmbushur të gjitha kushtet juridike për këtë.

06.05: Një ditë pas shkarkimit befasues të kryeministrit Davutogllu, presidenti Erdogan e përjashton revidimin nga Turqia të ligjeve kundër terrorit dhe me këtë do t’i përmbushë të gjitha kushtet për e nevojshme juridike për liberalizimin e vizave.

23.05: Kancelarja Merkel brenda tetë muajsh e viziton për të pestën herë Turqinë dhe lobon për Marrëveshjen për Refugjatët, e cila në vendin e saj është gjithnjë e më jopopullore.

02.06: Qeveria turke reagon me zemërim ndaj njohjes nga parlamenti gjerman të masakrave ndaj armenëve si gjenocid. Tërhiqet ambasadori turk nga Berlini.

15.07: Përpjekje e dështuar për grusht shteti në Turqi.

18.07: Në Turqi shtrihet një valë spastrimesh: shkarkohen dhjetëra mijëra oficerë, ushtarë, mësues, gjykatës, docentë, nëpunës. Mbyllen një duzinë gazetash, shumë gazetarë burgosen.

19.09: Kampi i stërmbushur i refugjatëve Moria në Lesbos shkatërrohet në dy të tretat nga një zjarr i rënë. Numri i refugjatëve në Greqi është trefishuar duke shkuar në 95’000.

28.09: Gjashtë muaj pas arritjes së Marrëveshjes për Refugjatët, Komisioni i UE-së bën një bilanc pozitiv. Numri i refugjatëve që mbërrijnë në Greqi ka rënë nga 1740 në 47 në ditë. Por në të njëjtin hark kohor, për shkak të problemeve administrative dhe juridike, në Turqi u kthyen 462 refugjatë.

31.10: Autoritetet turke e burgosin kryeredaktorin dhe bashkëpunëtorë të tjerë të gazetës së pavarur ditore «Cumhuriyet».

03.11: Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu në një intervistë me NZZ-tin kërcënohet me anulimin e Marrëveshjes për Refugjatët nëse më në fund nuk sillet liberalizimi i vizave për turqit.

25.11: Parlamenti Evropian e thërret Komisionin t’i pezullojë negociatat me Turqinë. Presidenti Erdogan kërcënohet sërish me hapjen e kufirit kah Evropa për refugjatët.

Kalendari i 2017-tës

05.01: Biznesi i trafikut të refugjatëve po aktivizohet në itinerarë të tjerë. Më 2016 përmes Afrikës veriore për në Evropë kanë dalë 181’000 emigrantë. Një rekord.

27.02: Një gjykatës turk e dërgon në hetuesi korrespondentin e Turqisë të gazetës ditore gjermane «Die Welt». Qeveria gjermane proteston.

05.03: Presidenti Erdogan e akuzon Gjermaninë për praktika naziste.

09.03: Numri i refugjatëve sirianë në Turqi ka shkuar në 3 milionë. Kjo domethënë gjysmë milioni më shumë se më 2015.

14.03: Erdogan kërcënohet edhe njëherë me tërheqjen nga Marrëveshja për Refugjatët. ks