Historia e vogëlushit sirian që ta këput shpirtin

Fotgrafia e trupit të pajetë të një fëmije sirian po bën xhiron e botës. Ai është personazhi më tragjik i një historie përpjekjesh për mbijetesë.

Pa jelek noti, me pantallona të shkurtëra, si i rrëmbyer nga çerdhja. Gjuhët e detit e kanë nxjerrë në brigjet e tij trupin e pajetë të një fëmije trevjeçar – refugjat sirian. Vetëm gjysëm ore pasi ishte nisur nga plazhi i Bodrumit në errësirë, ishte përmbysur gomonja. Aylani trevjeçar dhe vëllai i tij Galipi, pesë vjeç, kishin rënë në ujë. Ata nuk dinin të notonin. Ku të mësonin? Në qytetin e përshkuar nga lufta nuk ka det. Aylani në tre vjetët e tij nuk ka pasur kohë të mësojë tjetër përveç frikës, ka shruar «Indipendent».

Një grup i madh njerëzish ishin nisur parmbrëmë nga Turqia për në Greqi. 175 refugjatë ishin shpërndarë në 12 gomone. Në anijet e parapara për e shumta 12 vetë ishin ngjeshur nga 14 deri 17 persona. Për më tepër, ato nuk ishin të afta për lundrim në detë të hapur. Dy nga këto anije ishin përmbysur dhe ishin fundosur. «Ishte terr i zi. Kush nuk dinte not, s’kishte shanse», e transmeton «20 Minuten» një burrë që kishte mundur të shpëtonte në bregun e Akyarlarit. Përveç Aylanit dhe Galipit, deti i natës i kishte gllabëruar edhe tre fëmijë të tjerë. Nëna e tyre kishte mbijetuar. Mediat kanë dhënë imazhet e përqafimit të saj vajtues me të bijën shtatëvjeçare në spitalin e Bodriumit.

Asnjëra nga 12 gomonet nuk kishte arritur në Kos, të gjitha të tjerat ishin kthyer mbrapsht pas fundosjes së dy prej tyre. Për rrugëtimin e anijeve nga Bodrumi në Kos, udhëtarët kanë paguar nga 1’000 deri 2’000 euro. Kurse «dymbëdhjetë nga refugjatët rrugën e paguan me jetën e tyre», thotë reportazhi. Ndërkohë që kjo linjë për refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani vlenë si një ndër më të sigurtat. Sidomos familjet me fëmijë e zgjedhin atë. Këto dy kilometra nga Bodrumi në Kos, pas qindra kilometrave të kaluara deri aty, dukeshin një kafshatë e vogël për t’u kapërdirë. Sidomos në detë të qetë.

Familja e Aylanit para një viti ishte arratisur nga Kobani, kur atë e uzurpoi i ashtuquajturi Shtet Islamik. Ajo dëshironte të kërkonte azil në Kanada, ku prej 20 vitesh jetonte tezja e dy fëmijëve. Ajo kishte përgaditur gjithça për ardhjen e dy nipave të saj, kur Kanadaja e kishte refuzuar kërkesën për hyrje në këtë vend të familjes në qershor. Arsyeja për këtë paskësh qenë dokumentacioni i pakompletuar. Po nuk është aspak për t’u çuditur që kurdëve në Siri t’u refuzohet lëshimi i pasaportës. Ndërsa regjistrimi si refugjat në të gjithë botën është i pamundur.

«Unë jam mundur t’i përkrah financiarisht aq sa kam mundur», është shprehur tezja e tyre për «National Post». «Edhe miq dhe fqinjët kanë ndihmuar», por Turqia nuk i ka lëshuar të dilnin jashtë. Prandaj edhe morrën varkën.» Ajo dhe miqtë e saj e kishin paguar edhe qiranë e familjes, sa kishte qëndruar në Turqi. «Është e tmerrshme si trajtohen sirianët atje», është shprehur Teema Kurdi.

Babai i Aylanit tanimë nuk dëshiron të dalë askund. Ai ka vetëm një dëshirë: të kthehet në Kobani dhe gruan e dy djemtë e tij të vegjël t’i varrosë atje. ks