Historia e shkruar në grafika

Në hyrje banesa duket sikur një shtëpi e zakonshme banimi. Por kur kalohet gjysma e korridorit ndryshon gjithçka.




Punime të tëra qëndrojnë të varura në të muret e korridorit. Kur përfundon kjo hapësirë kalohet në atelie. Hapësirën prej 135 metrash katrorë, profesori universitar Fatmir Krypa (73) e ka ndarë. Njërën në shtëpi banimi e tjetrën në atelie, shkruan sot «Koha Ditore». Kjo e fundit duket shtëpia e vërtetë e artistit.

Pothuajse pjesën më të madhe të kohës e kalon aty, midis punimeve grafike, pranë presës pa të cilën nuk merr jetë asnjë vepër.

Rruga e tij artistike zë fill në vitet ’50 qysh si nxënës i shkollës fillore, për t’u bërë njëri nga profesorët e parë të Fakultetit të Arteve dhe artist, puna e të cilit është ekspozuar në kryeqytete e botës.